Një muaj më parë, konkretisht në 14 dhjetor 2022 Silvio Berlusconi do i bënte një premtim të padëgjuar më parë futbollistëve të Monzës. Presidenti i klubit italian, i njohur për aventurat e tij me femrat premtoi një autobus me prostituta për lojtarët, nëse fitonin kundër skuadrave të mëdha. Pikërisht sot, Monza e tij fitoi 0-2 kundër Juventusit në Serie A.

"Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj dhe nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta”, shprehej asokohe 86-vjeçari.

Pas ndeshjes "Kavalieri" tregoi se kishte marrë gati 100 telefonata që i kërkonin të mbante premtimin.

"Më kërkojnë të mbaj angazhimin, kam marrë 100 telefonata", tha Berlusconi me shaka.