Eshtë zbuluar nga Nokia se HMD Global gjithashtu ka kërkuar të drejtat për të përdorur emrin e Nokia-s në smatphonët dhe tabletët për 10 vitet në vazhdim. Kjo do të thotë se dita kur do të shohim smartphone dhe tablet nga Nokia të cilat do të operojnë në sistemin Android nuk është larg.
Sipas një deklarate nga HMD Global, planifikon të investojë $500 milion në 3 vitet në vazhdim për të zhvilluar dhe promovuar produktet. Paratë supzohet të vijnë nga investorët dhe nga fitimet që pritet të ketë. Megjithatë është bërë e qartë se përfshirja e Nokia-s në pajisjet e reja do të jetë e limituar.
Redaksia Online
(A.A/Shqiptarja.com)