Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë ata persona që kanë planifikuar të udhëtojnë në drejtim të Italisë. Sipas njoftimit disa fluturime janë anuluar për shkak se operatorët ajrorë të shtetit fqinj janë futur ditën e sotme në grevë.
Autoriteti i Aviacionit Civil, ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të jenë të vëmendshëm për të kontrolluar dhe konfirmuar fluturimin e tyre.
Njoftim i plotë:
Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj.
Sic mund ta shihni ne tabelen me poshte, marre nga faqja e internetit të Aeroportit të Rinasit, rezulton se për momentin janë anuluar të paktën tre fluturime drejt Italisë.