TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se të gjithë qytetarët që kanë blerë ose shitur makinë dhe nuk kanë bërë kalimin e pronësisë kanë afat deri në 02 mars 2020, në të kundërtën do të gjobiten. Burime zyrtare konfirmojnë se pas kësaj date do të aplikohet masa e gjobës që vijon nga 10,000 - 40,000 Lekë sipas vonesës, teksa DPSHTRR ka sqaruar edhe procedurat që duhet të bëjnë dy palët.
"Keni shitur një mjet dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi? KUJDES! Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit! Mund të keni probleme nëse ky mjet përdoret për krime apo nëse shkakton dëme/fatalitete! Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj? KUJDES: Ky mjet mund t’u bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve! Ju do të përballeni me gjoba për vonesën e kalimit të mjetit në emrin tuaj! Shitësa e blerësa! Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin!
Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin, DUHET: Shitësi të deklarojë mes dokumenteve, faktin e aktit të shitjes, pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)! Blerësi të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)! Deri në 28.02.2020 nuk do aplikohet gjoba që parashikon Kodi Rrugor, 10,000 - 40,000 Lekë sipas vonesës! Nga data 02.03.2020, do aplikohet gjoba ndaj çdo regjistrimi të vonuar kalimi pronësie!, bën me dije DPSHTRR.
DPSHTRR thekson se procedurat e kalimit të pronësisë së mjetit bëhen në sportelet e institucionit pas noter, në mënyrë të menjëhershme ose 1 Stop Shop.
Për gjithë ata që planifikojnë shitjen-blerjen, DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronesisë së mjetit direkt në sportelet tona - pa Noter - 1 Stop Shop" shkruhet në njoftimin zyrtar të DPSHTRR.
Njoftimi i plotë i DPSHTRR
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpejtësi tej normave dhe celular në timon! Rrugorja bën bilancin javor: Mbi 11 mijë gjoba! 27 arrestime dhe procedime penale
3 Nëntor, 15:18
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, arrestohet polici në kërkim, 22 efektivë në hetim
28 Tetor, 10:09
-
Pogradec, 20 hotele gjobiten me nga 2 milionë lek! Pronarët në protestë: Të anulohet Akti Normativ për impiantet e ujërave të zeza
22 Tetor, 18:01
-
Aksident i frikshëm në Lushnjë, vetura del nga rruga, karambolohet me ‘Benz”-in dhe përfundojnë të dyja në lokal! Plagoset shoferi, rrëfimi i pronares: U shkatërrua gjithçka (VIDEO)
22 Tetor, 08:31
-
Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Rreth 23 mijë gjoba, arrestohen 39 drejtues mjetesh
20 Tetor, 11:23
-
1961 gjoba në një javë, Rrugorja e Vlorës dhe Sarandës bëjnë bilancin: Arrestohen 3 shoferë! Procedohen penalisht 2 të tjerë
14 Tetor, 15:42
-
Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar
6 Tetor, 14:14
-
Mbi 11 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 29 arrestime dhe procedime penale! 49 pezullime dhe bllokime
6 Tetor, 13:15
-
Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: 16 shoferë të arrestuar dhe 6915 gjoba vetëm në Shtator! Mbi 3 mijë drejtues me shpejtësi dhe 84 në gjendje të dehur!
3 Tetor, 15:46
-
Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime
29 Shtator, 13:14
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë minifurgonin e peshkut në Sarandë, Policia nis hetimet! Dyshohet për shkëndijë elektrike, dëmtohet dhe një tjetër mjet
24 Shtator, 09:43
-
Durrës/ Të dehur dhe pa patentë, Rrugorja arreston 12 shoferë në një javë! 8 të proceduar dhe 554 gjoba (VIDEO)
17 Shtator, 13:46