'Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, mos e digjni më Shqipërinë për vete', gazetari ia thotë në sy Berishës, ish-kryeministri:Je provokator nga Novi Sadi

Për të treguar se protesta e 8 janarit për të marrë selinë e PD-së ishte paqësore dhe nuk kishte dhunë, Sali Berisha po përpiqet që të gjejë hapësira edhe në mediet kosovare! Por propaganda e tij duket se nuk është pritur mirë nga gazetari Imer Mushkolaj, i cili i tha se ai është personi i fundit që duhet të flasë për dhunën, pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës më 21 janar.

Por Berisha është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar gazetarin si provokator të Novi Sadit dhe të Vuçiç, e ndërsa ka shtuar se 21 janari nuk ishte një protestë paqësore. Mushkolaj iu përgjigj se Berisha është ai që ka bashkëpunuar vetë me Beogradin kur ishte president dhe e ka furnizuar me naftë. Madje gazetari Imer Mushkolaj ka drejtuar akuza të forta drejt ish-kryeministrit Sali Berisha duke deklaruar se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995. Në fund të debatit gazetari i kërkoi që të largohet nga skena politike në mënyrë që Berisha 'mos ta nxij më Shqipërinë'.

Debati mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj:

Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestuese në Bulevard kur ju ishin kryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard, ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.
Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.
Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.
Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni
thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.
Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.
Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.
Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.
Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.
Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.
Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.
Gazetari: Keni përgjegjësi politike se ju dalin të zeza të tjera, ju dalin të zhdukurit. Si puna e Remzi Hoxhës. Dëgjomë dhe diçka. Fati juaj personal nuk është fati i shqiptarëve dhe i SHqipërisë.
Berisha: Kështu thotë dhe Beogradi.
Gazetari: Mos provoni ta digjni dhe njëherë Shqipërinë për veten dhe familjen.
Berisha: Aleksandër Vuçiç punon nga mëngjesi në darkë kundër Sali Berishës. Axhenda jonë e re do i japë fund kësaj.
Gazetari: Aleksandër Vuçiç është studenti i Millosheviçit të cilin e furnizove me naftë.
Berisha: Ti je mjeran që në 2 fjalë thua 3 gënjeshtra. Jeni programuar në Novi Sad.
Gazetari: Siç thoni ju me aluçinacionet tuaja. Keni aluçinacione.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foltore-Falxhorja berisha: 15/01/2022 18:45

    Mir ja bere ketij FOLTORE-FALLXHORES = Berisha Te lumte Imer Mushkolaj .

    Përgjigju
  • gora: 15/01/2022 05:13

    kshu ta demaskoni te gjithe berishen pere ato qe ka bere keto 30 vjete mose mbani sehire jo frikacake

    Përgjigju
  • Vdekje berishizmit: 14/01/2022 22:25

    Bravo gazetari , hallall te qofte , ti je trim qe ja plase ne sy nje vrasesi si berisha , berisha anti shqiptari me i madh ne bote , servil serb , te lumt dita 1000 tu beft Do mbahesh mend per kete kryeveper, Me repsekt F hoxha

    Përgjigju
  • Bukuria: 14/01/2022 21:00

    Hallall qumshti qe te Ka dhene Nena,me Ty asht krenare Jo vetem familja por e gjithe kosova,I nderuari Gazetar ketu ne shqiperi kemi nje Andi Bushat nipin e Hysni Kapos qe na neverit neper studiot televizive me ate fjalorin e peshtire dhe te neveritshem qe edhe nje endacak rrugesh dhe nje rrugac ordiner nuk I afrohet Andit te bllokut me fjalorin e tije te piste.

    Përgjigju
  • arjani: 14/01/2022 20:50

    provokator ishte ai, donte te merrte vemendje

    Përgjigju
  • Alb: 14/01/2022 20:43

    Ky te drejt ka po thuaj dhe rames pse seshte gjykuar ky person per ate ngjarjen po vazhdon ben politik.

    Përgjigju
  • Marenglen: 14/01/2022 18:26

    Të lumtë, të lumtë, të lumtë, i nderuar z.gazetar/analist! Kjo vepër është një risi në publicistikën shqiptare postë komuniste. Një përballje dinjitoze e plotë kurajo kundër një përbindëshi e mashtruesi. Ne Shqipëri një mashtrues/gënjeshtar karakterizohet me togfjalëshin "ka lindur më 1 Prill". Publicistë/gazetarët e Shqipërisë duhet të mesojne e te nxënë nga ky veprim i Juaji për të ardhmen e Shqipërisë e familjeve të tyre.

    Përgjigju
  • Anna: 14/01/2022 16:03

    Nje bravo e madhe per gazeterin,mjaft pam sahanlepirjet e gazetareve neper studio.bravo dhe nje her.

    Përgjigju
  • Arnauti: 14/01/2022 15:14

    Atë koment ku permendet serbia nuk publikohet nga ju , a thua pse …???

    Përgjigju
    • Greku shqipfoles ne ekeane shqiptare: 14/01/2022 16:28

      Sepse keta jane media e Sorrosit! Lexoni me vemendje: SHBA eshte e kapur nga Sorrosi. Edhe Rama + Basha poashtu me Sorrosin. Meqenese Rama dhe SHBA mbeshtesin Open Balkans, dhe te gjithe e din se Rama eshte shok i mire me Vucicin, atehere kuptohet qe edhe Vucic eshte pjese e skemes. (Ekuacioni eshte pak problematik kur merr parasysh se ne fakt Serbia ka 200 vjet eshte aleate e Rusise, dhe keshtu i bje qe SHBA si mike me grupin Rama-Basha-Vucic eshte poashtu bashkepunetore me Mosken… kuptohet qe kjo eshte marrezi, sepse Uashingtoni eshte ne fakt shume kunder Rusise sidomos pas fitores se Biden. Por arnautet - nga moderatoret e programeve politike deri te populli i thjesht - jane komplet injorant dhe s’do mendojn kaq gjate! Nese neve bejm sugjerime te mjaftueshme per brrockulla te kontrollit sorrosian mbi treshen Rama-Basha-Vucic, injorantet arnaut do e besojn! Mjafton te thuhet shpesh!) Efharisto

  • Daje Ceni: 14/01/2022 14:56

    O Hasan te kishe shtuar edhe keto 1 Kush e nxorri nga selia e PD Azem Hajdarin naten e 12 Shtatorit te vitit 1998 per ta egzekutuar? Kush dha urdher per egzekutimet e njepasnjeshme te familjes Haklaj ne Tropoje,

    Përgjigju
  • Arku: 14/01/2022 11:45

    Mē në fund doli nje gazetar që thote me zë të larte të vertetat që të gjithe i dine por nuk i thone.

    Përgjigju
  • Ehuu: 14/01/2022 11:45

    Eshte e thjeshte kur ishe ti ne pushtet u vrane njeres. Dhe mos te ishin vrare me urdher tendin, vetem se ishe ne krye te qeverise te ben fajtor.

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 14/01/2022 10:38

    Berisha nje gjakpires. Duhet rrjepür i gjalle e duhet ti hidhet kripe ne trup…

    Përgjigju
  • France: 14/01/2022 10:33

    Futeni ne burg kete plak kriminel qe ka shkateruar shqiperine per 30 vjet. Si ka mundësi qe ky eshte rehat e drejtesia si gjen gje per ta mbyllur ne biruce? Akoma edhe kur amérika e nxjer non grata !?

    Përgjigju
  • genci: 14/01/2022 09:53

    bravo gazetarit te kosoves se keta tanet jane morra e lepires

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 14/01/2022 09:32

    Ky eshte gazetar kjo eshte media qe duam jo gazetaruce si Cim Peka Sonila Meco Arben Mevlani Alfons Zeneli Eliana Hoxha qe jane sahanlepiresot e kriminelit me te madh te koheve moderne qe pasi grabiti pronat me ligjin famekeq 7501 vrau dhe preu ne1997 vrau 26 veta ne Gerdec vrau 4 te pafajshem ne bulevard ne nje proteste paqesore ne 21 Janar 2011 tentoi ta perseriste ne 8 Janar 2022. Bravo Imer te lumte ajo goje qe e paske flori. Ti thoje edhe keto Kush e zhduku Remzi Hoxhen? Kush e vrau Sokol Olldashin Po Kosta Trebicken kush e vrau? Ti thoje edhe keto Kush e furnizoi me arme dhe nafte Serbine per te vrare njerezit ne Kosove ne nje kohe kur tere bota i shpalli Milloshevicit nje bllokade totale? Bravo Imer te dhente zoti ymer Rrofte Kosova

    Përgjigju
  • Bobi: 14/01/2022 08:33

    He me ta lunsha mor gazetar i kosoves sa ma ke bere qejfin hallall ta befte zoti!

    Përgjigju
  • Melbourne: 14/01/2022 08:17

    Bye bye Xhokovic. Per tre vjet nuk i lejohet te shkeli me, ne territorin Australian.

    Përgjigju
  • Xoxi: 14/01/2022 07:25

    Po mire qe ja tha nje gazetar nga kosova se keta te shqiperis i perkulen e i puthin kembet morrat

    Përgjigju
  • anna: 14/01/2022 07:13

    Uroj ta njohin te gjithe Kosovaret se kush eshte Sali Berisha .

    Përgjigju
  • gora: 14/01/2022 05:30

    nje bravo pere gazetarin qe ja tha ne sy jo si keta servilate e Tiranes ,e qe i vrave ti i vrave o Sali bolle na bere te mirin ,lere rehate SHqiperine te marri fryme oo Ree e zeze

    Përgjigju
  • Luani: 14/01/2022 05:15

    Te lumt IMER MUSHKETA.Respekt pa fund per guximin duke ja perplasurne fytyre bemat famekeqe ketij krimineli,ketij agjenti te milloshevicit i cili krahas krimeve pafund ne Shqiperi ka vrar edhe luftetare te UCK JENJE SHQIPETAR IVERTET

    Përgjigju
  • Iris: 14/01/2022 02:37

    Uau!!!!Sikur te kishin me shume te tille si IMER MUSHKOLA mediat dhe drejtesia shqiptare, dhe me pak sejmene oborri dhe me pak /yes-men/ dhe me pak /hossana-men/,politika shqiptare do te ishte pastruar me kohe nga sulltanet e saj me mendesi orientale dhe nga /sulltanatet/ e tyre te paprekshme ,qe kane demtuar e po demtojne popullin shqiptar prej nje shekulli!

    Përgjigju
  • I pamvarun: 14/01/2022 02:11

    Bravo o trim rrespecte se gazetaria jone eshte e marrun fund u desht me ardhe t prej kosove me I vu pikat mbi I keti krimineli qe shkatrroj krejt kombin Se keta gazetarucat tone nuk kane kellqe Per asgje shiten e blehen per 5 leke Rrespekt per punen dhe guximin qe tregon Falemnders qe me ne fund degjova dike duke fole ate cka une kam dashur ta them Po skam pas mundesin tja them ne surrat kti kriminel

    Përgjigju
  • Demostruesi: 14/01/2022 01:56

    KRIMINEL I POSHTER DHE I LINDUR ,,,VRAVE 4 VETA PA TU DRIDHUR DORA.....COVE 4 BABALLARET NE DHE....

    Përgjigju
  • Epiriot: 14/01/2022 01:54

    Nje BRAVO e madhe per Ilir Mushkola. Turp per ata qe i thone vetes shqiptar dhe i shkojne mbrapa atij krimineli sllavoKomunist, qe nuk ka lene veoer te enver hoxhes pa kopjuar ne jeten e tij politike. Por si kopjac ordiner.

    Përgjigju
  • Greku shqipfoles: 14/01/2022 01:01

    Te gjithe din qe Saliu eshte kriminel. Te gjithe e din qe sistemi i drejtesise qe ai e la shtetin shqiptar te shkaterruar ne 2013-en. (Tani qe e shava besoj se cdo gje ne vijim do jete me e besueshme, edhe pse une do tallem me intelektin tuaj me pak propagand qe favorizon Berishen) Por une kam disa pyetje: pse Rama nuk e rregulloi me shpejt shtetin?! PSEEE? Ai po te donte mund ti lutej zotit qe ti jepte nje shkop magjik, dhe ta rregullonte ekonomine, dhe sistemin e drejtesis poashtu brenda vitit te pare… mjaftonte vullneti (per tju lutur zotit) dhe aleanca me Ilir Meten. Por Rama nuk donte… ndaj u desh deri ne 2016 vetem per te ndryshuar ligjet qe i hapnin rruge vettingut. Mos me thoni qe Meta ishte kunder reformes dhe e votoi ne 3016 vetem fale presionit amerikan, sepse eshte qesharake… Meta e ka dashur gjithmon reformen! Pastaj kur filloi vettingu, pse zgjati me vite te tera?! Pse?! Mos valle eshte problem te kuptosh se cili gjykates dhe prokuror eshte i korruptuar? Jo mor vlla se ne e dim kush eshte i korruptuar… Nuk ka fare nevoj per analiza, per perkthime per partneret perendimor te perfshire ne reform, dhe per asnje procedure te kujdesshme. TE GJITHE PROKURORET DHE GJYKATESIT JANE TE KORRUPTUAR! Por ata nuk donin ti shkarkonin te gjithe, prandaj e zvarriten vettingun sa e sa vite… Me mire ti hiqnin qafe te giithe qysh muajin e pare te vettingut, dhe te ishte i gjithe sistemi bosh. Me mire pa asnje prokuror dhe gjykates ne vend se te behet nje vetting gradual! Keto jane lojra qe Amerika ben me Shqiperine! TURP qe neve lejojm nje shtet te huaj te nderhyje duke na ndihmuar me reforma te tilla!!! Njesoj sic ishte TURP qe na ndihmuan me clirimin e Kosoves! TURP! Jane komb i flliqur shqiptaret! Nuk mesuat asgje nga Greqia qe reziston e vetme kundrejt sfidave (deri sa mbarojn parate dhe pastaj pranojn kushtet e Berlinit). Nuk behet ky vend jooooo… Amerika eshte antishqiptare qe sulmon Sali Berishen! Shqiperia ka marre fund! Efharisto (Janiiii, me jep tasin me sup tani se e bera detyren!)

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/01/2022 00:19

    Kèto konstatime tè Imer Mushkolajt, jo pa praninè e tè akuzuarit, janè njè shuplakè pèr shtetin shqiptar, pèr prokurorinè, pèr "gazetarinè e pavarur" tè bordellove televizive me paratè e prostitucionit dhe drogès qè lahen me to. Dhe sè fundmi, njè shuplakè pèr kètè kryeministèr tè tredhur dhe qeverinè e tij tè korruptuar deri nè palcè, qè vetèm bèjnè llaxoret nè Facebook dhe nuk dèshirojnè tè bèjnè drejtèsi. Pèr Berishèn, kètè mashtrues dhe vrasès, nuk ishte vetèm shuplakè, por fundi i asaj gènjeshtrès sè madhe, si ndihmès i çèshtjes sè Kosovès. Rrespekt Mushkolaj.

    Përgjigju
  • Leks1: 13/01/2022 23:45

    I lumte goja ketij GAZETARI me G dhe te gjitha germat e medha, i “gazetarise” shqiptare e cila mban per primate, tigrin qeros te gazetarise evropiane fevZi, Eni Vasili, Erla bundra etj turpe kombetare pafund! Sa per kriminelin Saleh, fund i bukur shume per “komunistin” e fundit ANTIPERENDIMOR ne Evrope! Po rrojme e po shikojme qyfyre.

    Përgjigju
  • Shkodra: 13/01/2022 22:57

    Bravo o burr trim se i ke than ne sy nje te vertet qe e din tan . Krimineli ma i madh i historis shqiptare vetem enver hoxha ja kalon ketij krimineli

    Përgjigju
    • Zeko: 14/01/2022 00:58

      As Enveri mor nuk ja kalon... Enveri ta thote qe po t vras dhe t qerronte... Ky t vret naten e t qan diten

  • Din: 13/01/2022 22:42

    Bravo Imer Mishkolaj. Keshtu e duan keta ballas dhe me me fakte uluritese.Per hire te vertetes Ka gazetare edhe ne Shqiperi qe kane perdorur te njeten gjuhe ne studio teelevizive por jo ne interviste te drejtperdrejt.

    Përgjigju
  • Gripi: 13/01/2022 22:32

    Provokacia hahahaha Kam nje pershtypje se ky gazetari guximtar do shkoj per gjueti si Kosta Trebicka. Berisha eshte krininel i lindur dhe gjakatar, nuk fal. Protesta e 21 Janarit ishte e dhunshme por njerezit e vrare ishin njerez qe ato momente paqesoor dhe u vrane ne menyre makabre me mentaliter kanunor ndeshkues sepse kishin prekur sedren e malesori pa nder si Sali Berisha dhe Ndrea Prendi. Shpifjet per thika me hel dhe cadra pistolete u perdoren nga Saliu si alibi per te mos lejuar prokurorine te arestonte banditet ekzekutore te vrasjeve. Ky bajraktar i peshtire kercenoi kryetarij e opozites ate kohe se do e qellonte vere ne sniper. A duhet me per te treguar karakterin e mbrapshte te ketij kolere? Po Mesila e Demit qe tha t'ju varim tek palmat? Cfare duhet me per ta percaktuar si terrorist kete qe perndiqte pjestaret e UCK-se? Ai ishte ky Bajraktar qe beri thirrje mos te firmosnin ne Rambuje e cila i hapi rruge bobmardimit te Serbise nga Nato? Ky antiamerikan po tenton te krijoje tension ne ballkan duke demtuar faktorin shqiptar si aleat te SHBA.Kosova duhet ta shpalle non grata kete antishqiptar.

    Përgjigju
    • @Gjergj: 14/01/2022 23:23

      Ku ka more Gjergji? Kush? Arben Kraja i Spakut qe banon tek pallati Tan Leopurit? Apo prokuroret e tjere te Spakut qe liruab nga akuza Hajrat e Shijakut se jane ortake me oligarkun e famshem? I pe pamjet tragjike tek kompleksi i tyre ne TV?? Apo po keta prokurore qe kerkojne 1 vit burg per 25 milion euro abuzim me tenderin e uniformave te policise? Keta pra jane " ajka" e zgjedhur. Keta pra " ajka" qe "zbuluan" vrasjen e Vajdin Lames para 15 vitesh por nuk " faktojne dot" krimet 39 vjecare te Sali Qametit, te Kulicajt, Like Floririt, Mona Silikonit etj etj. Ne voten dhe fjalen kemi cfare duhet bere tjeter? I desh nje gazetar nga kosova qe te nxirrte lakuriq anal istet kerma qe manipulojne opinionin ne media. Dinjiteti yne qendron tek Vota jo e shitur por per ate qe mendojme se do do behe dicka per kete vend, tek mbeshtetja morale qe ju japim njerezve te drejte tek pagimi i rregullt i taksave qe duhet te shkojne per Shtetin dhe jo Pushtetin. Kete mund te bejme ne si qytetare te rregullt dhe qe jetojme me djerse. Cfare kerkojme ne me dinjitet? Vetem drejtesi, jo shprese qe vetem te terheq zvarre. Duam Drejtesi dhe Sot ji neser. Nuk ka more Gjergi nuk ka prokurore dhe gjyqtare trima dhe patriote, kot " e dredh" muhabetin me shprehjet e huszysra te JFK. Po te kishte do i shihnim.

    • Gjergj: 14/01/2022 20:10

      Pèrmende diku mè parè Xhevat Hanèn. A ka prokurorè apo gjykatès me dinjitet? Ka. E rèndèsishme pèr tè kuptuar dhe thirrur nè kujtesè, èshtè se gjithkush prej nesh, duhet ti japè pèrgjigje pyetjes sè DINJITETIT? Çfarè kontributi dhashè unè, qè "tè meritoja" njè prokuror simbol dinjiteti dhe etike profesionale qè sakrifikon gjithçka si Xhevat Hana? Nèse kjo pyetje, gjen pèrgjigje nè komentin tènd, atèherè duhet thènè qè DINJITETI na qènkèsh diçka pèr tè tjerèt.

    • @Gjergji: 14/01/2022 17:32

      Hahaha mos i reflekto fobite e tua tek mua por fol per temen. Si mendon ti ka ndonje prokuror, gjykates idealist ne profesion dhe trim atdhetar qe ta mbertheje Sali Ram Berishen? Nese nuk ka, atehere duhet nje Avni Rustem, nese nuk ka as Avni Rustem, atehere eja te hedhim nje valle nga belaja....

    • Gjergj: 14/01/2022 16:55

      Qeka grip kinez, ky qè tè paska ra @Gripi. Bjeri vetes mrapa se paska fillu me tè prek rradaken. Vetè, me leprin nè bark, tè tjerève iu "rekomando" tè bohen Avni Rustemè. Ndonji "dèshirè" tjetèr, a ke? Po deshe, vij edhe tè mbaj hopa, nuk osht problem fare. Tè morsha tè ligat ty.

    • @Gjergj: 14/01/2022 08:18

      Gjergji alfabeti shqip ka 36 germs abc ...yzzh..ti je akoma tek A. E di ti kur do kete stan me " qen" shqiperia,? Kur te mos kafshojne njeri tjetrin por te kafshojne monstrat si Berisha me familjen e tij. Derisa te mbrije ajo kohe qe veshtire te mbrije me kete popull, do te kemi "aksidente" me makina pa fund si Trebicka dhr Olldashi. Do kemi vdekje te mistershme pafund si ish prokurori Hana, Gazidede etj. Po nuk u vra ujku, qente vetem do lehin. Ky vend nuk ka police prokurore gjykates trima dhe patriote me ideale per detyren dhe kombin. Behu ti Avni Rustemi i shekullit te 21 se ndonje tjeter nuk po duket ne horizont. Ky qen do rroje sa Pinoceti.

    • Gjergj: 14/01/2022 01:44

      Nuk bèhet stan me lepuj @Gripi, èshtè e keqe e madhe kjo e lepurit nè bark. Mos i bèjnè gjè kètij, mos i bèjnè gjè atij. A e di çfarè? Mos dil nga shtrati fare,,flej gjumè nja 20 vjet sepse mos tè tè ndodhè ndonjè gjè. E kupton ndryshimin midis qenit tè stanit dhe atij qè e kanè rrahur qè kèlysh? Ai i rrahuri, nuk i hyn nè punè as vetes dhe lère pastaj bariut.

    • Leta: 14/01/2022 00:30

      Ekzaktesisht ate mendova edhe une! Mos i bejne gje gazetarit. Me e keqja eshte qe ky monstra eshte bere frymezim i montrave te tjere te polites, gazetarise, shoqerise. Shiko liderat e partive Rama/Basha/Leshi/Preshi etj, shiko gazetarine me Fevzat/Vasilrat/Pekat/Leshat/Preshat, shiko anal-istat etj etje, te gjithe e kane model admirimi kete monstren. Per te gjitha te keqijat qe i ka bere kombit (jo vetem shqiperise) duke furnizuar serbine ne kohen kur serbeve ju vu embargo ne 4 anet me ane te oligarkeve te sotem. Nuk di se cfare mallkimi mund ti japesh ketij njeriu qe fatkeqesisht ka hyre ne histori e do mbetet ne te. Uroj qe keto demaskimet qe kane filluar ta godasin ti shikoj i gjalle e te iki nga kjo jete i rene nga kali e me percmimin edhe te atyre qe e ndjekin si idhull nga prapa.

    • Pjeter: 13/01/2022 23:05

      Do i rruj hebet Gazetarit,ka vdek ajo kohe,nuk guxon as ta mendoje e jo me te veproje si ka bere me pare.Ai dhe gjith banda e tij e hershme dhe e tanishme, eshte ne qender te vemendjes,per cfaredo lloj levizjesh qe bejne,edhe kur martin fryme.

  • AltinTop: 13/01/2022 22:29

    Shqiperia vendi ky gjygjet behen studiove…

    Përgjigju
    • Turi: 14/01/2022 00:01

      Ekzakt. Gjyqet ne studio televizive dhe bizneset kafeneve

  • Bratko: 13/01/2022 22:27

    Me ne fund doli nje burre tja thote ne sy te verteten sali kriminelit... Esht per te ardhur keq kur shikon nje burre Kosove tja perplase ne fyture sali berishes.. Dhe ta krahasosh me keta gazetaret tane qe nuk kane pasur e nuk kane bythe te thone te verteten.. Por lehin si qente e jane alabake.. Kane frike tja thon ne sy sali kriminelit.. Nuk doli nje burre nga shqiperia.. Por duhet te prisnim NJe burre nga Kosova qe me ne fund tha te verteten... Brravo e Respekte gazetarit Mushkolaj

    Përgjigju
  • Tironci: 13/01/2022 22:26

    Bravo o burr kosove ku xhelat mashtrues dhe hipokrit kushtu e don troc e ne sy

    Përgjigju
  • ZALLOT KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 13/01/2022 22:03

    Zoti gazetar Imer RRESPEKT RRRSPEKT për guximi e për Burrërin tënde që i tregon vëndin kriminelit hajdut komonist malokut Sali Bajga. Ky njeri duhet sa më shpejt të futet në burg sepse është kontigjent i krimit. Salheu është Anti Shqiptari më pis në historin e popullit Shqiptar. Bravo Zoti Imer RRRSPEKT e vetëm suksese paç në jet. Burr i vërtet i Kosovës.

    Përgjigju
  • Endri: 13/01/2022 21:48

    Eshte mesuar ne Shqiperi Salehu ku ua çon ai pyetjet gazetareve. Eshte e hidhur kur t’i perplasin bemat surratit. Hallall Imer

    Përgjigju
  • Artan: 13/01/2022 21:36

    Bravo gazetarit Mushkolaj i cili eshte i vetmi qe ja ka thene ne sy ktij kriminelit qe eshte kriminel.

    Përgjigju
  • Kurvlliku: 13/01/2022 21:35

    Krimet e 21 janarit i beri Likja. Ai e vrau popullin. I tha edhe kokepalare demostruesve. Pastaj socialistet e nderuan duke e bere kreun e shtetit. Dhe Luli ky bythqimi Hollandes ishte minister i brendshem. Bythqima.

    Përgjigju
    • Taulant: 14/01/2022 07:49

      Vetem Saliu s'ka faj per 21 janarin?! Bravo, ti e zbardhe krimindhe u shuajte dilemat shqiptareve. Ne protesten e rradhes tek PD mos e merr varene fare, bjeri deres me koke se ke per ta shembur me dy goditje.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës