KENIA - Kenyatta do të jetë kandidati presidencial ndërsa Ruto mbështetës në garë

Dy rivalë politike në Kenia që po përballen me Gjykatën Ndërkombëtare kanë konfirmuar aleancën e tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Gjykata i ka akuzuar të dy politikanët, për organizimin e protestave të dhunshme në Kenia pas zgjedhjeve presidenciale të diskutueshme të vitit 2007.

Ata ishin kundërshtarë ku Uhuru Kenyatta mbështeti Presidentin Mwai Kibaki, ndërsa William Ruto ishte pjesë e aleancës Raila Odinga që kërkonin largimin e presidentit.

Zëvendëskryeministri Kenyatta dhe ish-ministri Ruto kanë deklaruar para mijëra mbështetësve që ishin mbledhur në qytetin e Nakurus në Kenian perëndimore për paktin e tyre.

"Ne kemi rënë dakord që të jemi të bashkuar për hir të popullit të Kenias. Aleanca jonë nuk është për të luftuar kundër askujt. Ne jemi bashkuar për hir të popullit të Kenias," tha zoti Kenyatta.

Ndërsa Ruto tha se ata nuk ishin të shqetësuar në lidhje me rastin e Gjykatës Ndërkombëtare pasi ne do ta provojmë se ata po gabojnë dhe se populli kenian është i bashkuar dhe dëshiron paqen.

(lç/shqiptarja.com)