DURRES - Kepi i Rodonit, i njohur ndryshe edhe si Kepi i Skënderbeut, ndonëse një ndër pikat turistike të Shqipërisë rezulton e mbuluar nga plehrat. Gjatë ditëve të fundit të gushtit rreth 40 vullnetarë nga Tirana dhe Durrësi u angazhuan për të pastruar këtë zonë.
Fushata e iniciuar nga Tirana Ekspres do të vijojë edhe nga datat 21 deri në 23 shtator ndërsa një tjetër do të jetë në muajin tetor. Gjithçka në këtë nismë është organizuar në baza vullnetare dhe u financua nga dhurime personale. Nga puna e 40 vullnetarëve u mblodhën dy kamionë me mbeturina të cilat më pas u dërguan në një fabrikë riciklimi.
Në këtë zonë ndodhet edhe kisha paleo kristiane e Shna Ndoit dhe kështjella e ndërtuar nga Skënderbeu në shekullin XV. Fatkeqësisht, i gjithë kepi është i mbushur me mbeturina kryesisht plastike, të cilat vijnë nga derdhjet e katër lumenjve pak më në veri.
Vendi nuk është pastruar ndonjëherë ndaj shtresa të tëra mbeturinash janë akumuluar për një kohë të gjatë.
(S.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com