Këpucaria jo vetëm një zanat! Njihuni me Durimin, 37 vjet me këtë profesion: Dua ta trashëgoj (VIDEO)

Këpucët dhe cilësia e tyre për të gjithë ne është elementare në jetë. Ne kërkojmë që ato të jenë të rehatshme, të mbajnë ngrohtë, të mbrojnë këmbët nga sëmundjet, por edhe të jenë të bukura teksa i mbajmë të veshura me veshje të ndryshme. Kështu të jesh këpucar nuk është thjesht një zanat. Për të gjitha këto detaje, këpucari Durim Musaraj është kujdesur për  37 vjet me radhë.

"Kam rreth 37 vjet që punoj si këpucar në zonën e Cakranit. Është një zanat shumë I mirë dhe popullata këtu ka nevojë për të. Por brezi i ri po i harron këto zanate. Unë i kam ushqyer fëmijët me këtë zanat. Ka pasur edhe këpucarë të tjerë me herët, por tani vetëm unë kam mbetur në këtë zonë."

Klientët e Durim Musaraj janë të të gjitha moshave.

"Sinkron efekt kur vijnë klientë e sjellin këpucët"

Ata janë të kënaqur me shërbimin që marrin nga këpucari i tyre.

"Ka punuar i ndërgjegjshëm, është këpucar i vjetër, dem baba dem ky ka qenë në Cakraj, Durimi. Më parë venin njerëzit në Fier. Është këpucar i shkëlqyer. "

Por ky zanat është një domosdoshmëri për tua kaluar brezave të rinj thotë Musaraj.

"Unë kam çunin tim dhe I them mundohu ta marrësh zanatin, por ai nuk e preferon, si edhe shumë të tjerë. I bëj thirrje shtetit të hapë shkolla për këtë profesion, pasi ky zanat është i nevojshëm. Shumë njerëz kanë nevojë për riparime. Se sa do punojmë ne tani, duhet transferuar zanati. "

Ky profesion është një  punë artizane pasi për të ruajtur këpucën apo edhe për të krijuar një të re, kërkohet puna e duarve të këpucarëve profesionistë. Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, puna e bërë me dorën e mjeshtri nuk do të zhduket asnjëherë dhe për këtë këpucari Durim Musaraj shprehet me siguri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë