Keqkuptimi i madh, produktet me avull gabimisht në 'lupë'

Keqkuptimi i madh, produktet me avull gabimisht në 'lupë'

Foto ilustruese

Ndërsa COVID-19 ka rritur frikën nga kanosësit e ndryshëm të shëndetit, për disa njohës të fushës frika po shkon përtej asaj që mund të konsiderohet me të vërtetë e rrezikshme.

...në vende ku përdorimi i produkteve me avull është miratuar dhe rekomandohet, si Mbretëria e Bashkuar apo Zelanda e Re, vërehen ulje reale të numrit të duhanpirësve.

 Në një opinion për “Brussels Times”, gazetari investigativ Yawl Ossowski vë në dukje rastin e organizatës Bloomberg Philantropies, që ndonëse fokusi i saj gjatë pandemisë ka qenë të nxisë lënien e cigares në të gjithë globin, ka pasur raste në të cilat pa të drejtë janë “ndëshkuar” produkte të cilat në fakt i shërbejnë këtij qëllimi, siç janë produktet me avull, të cilat nuk përmbajnë duhan.

“Kur vjen fjala tek shëndeti publik, shumica e nismave të Bloomberg janë të mirë-orientuara.”, shprehet Ossowski.

“Megjithatë, ka raste kur grupet që ai financon ndjekin politika të cilat mund të kenë ndikim jo- pozitiv tek shëndeti i njerëzve të zakonshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për kontrollin e duhanit. [...] një pjesë e konsiderueshme e fondeve të Bloomberg kanë përfunduar në përpjekie globale për të hedhur poshtë produktet e reja me avull, të cilat në të vërtetë nuk përmbajnë duhan dhe janë provuar të jenë të dobishëm kur vjen fjala për të nxitur lënien e duhanit.”

Ossowski vë në dukje edhe se ka pasur raporte të cilat tregojnë se ka pasur rënie të numrit të duhanpirësve si pasojë e zëvendësimit të cigareve të zakonshme me produkte me avull, të cilat më gjerësisht njihen si “cigare elektronike”.

“Sa më tepër është përhapur përdorimi i pajisjeve me avull në të gjithë globin, aq më tepër është ulur numri i duhanpirësve të rregullt, duke arritur në shifra të ulëta të adoleshentëve në vende të zhvilluara.”, vazhdon Ossowski.

Sipas gazetarit dhe nëndrejtorit të Consumers Choice Center, ky orientim i gabuar i nismave të financuara nga Bloomberg vjen si pasojë e konkurrencës që ka industria e duhanit me produktet me avull.  Shumica prej këtyre të fundit nuk përmbajnë duhan, pasi funksionojnë përmes kapsulave me lëng i cili përmban vetëm nikotinë. Ossowski sjell në vëmendje edhe një hetim në Filipine, përmes të cilit u zbulua se organet rregullatore të shëndetit kishin marrë qindra mijëra dollarë nga një organizatë bamirësie e lidhur me Bloomberg para se të paraqisnin një projekt-ligj për t’i nxjerrë si të paligjshme produktet me avull. Ai emëron edhe një rast të ri në Meksikë.

“Në Meksikë, vetëm këtë javë, u zbulua se një avokat i stafit të Fushatës për Fëmijë pa Duhan, një nga grupet më të mëdha në botë të kontrollit të duhanit të financuar nga Bloomberg Philantropies, hartoi ligjin për të kufizuar në masë të madhe importin dhe shitjen e pajisjeve me avull.”, shkruan Yaël Ossowski.

Nga ana tjetër, në vende ku përdorimi i produkteve me avull është miratuar dhe rekomandohet, si Mbretëria e Bashkuar apo Zelanda e Re, vërehen ulje reale të numrit të duhanpirësve. Ossowski e mbyll me një keqardhje për faktin se mbështetja nga ana e Bloomberg për kauza të tilla ka pasur një qëllim të mirë, por grupet të cilat i kanë përdorur fondet që ka dhënë ai “kanë bërë gabimin vdekjeprurës” e barazimit të cigares me djegie me alternativën e produkteve me avull. Kjo, sipas tij, mund të sjellë dëme në shëndetin në të gjithë botën.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhane: 01/05/2021 20:51

    Nuk e kupton se cfare do te thote fjala politike Nuk eshte perfaqesues I denje I popullit Ju mund te thoni pse? Sepse kur ishte minister mos gaboj i infrastruktures e demtoi shume ekonomine duke rritur tej mase shpenzimet be rrugen e kombit Per kete arsye ky njeri duhet te investigohet te ndiqen sa ishin shpenzimet e saketa dhe kush i mori vlerat tjera monetare dhe pse nuk eshte perfunduar rruga me parametrat e duhura Te tregoje kush ka bashkpunim me te qe nuk kane duque te investgojne sasine e vlerave monetare te mos perdorura me rrugen e kombit Kur ishte minister i bendshem pse ishte aq i pa afte te drejtonte dhe lejoj ose me sakte u be vegel e kryeministrit me ate kohe dhe lejoj pedorimin e armeve te zjarrit mbi popullin e vet Ne nje kohe qe po te kishte qene i zgjuar dhe saktesisht politikan i mencur do ta kishte shmangur perdorimin e armeve te zjarrit mbi bijte e nenave Pavaresisht se cfare bindje politike kane Ministri ne detyre nuk eshte i lejuar ti marrin anje qenje njerzore jeten Pi sikur atije apo kryeministrit me detyre t’ja u vrisnin familjaret cfare do benin Po a e din ai bashke me bashkeurdheruesit e tjere we u kane vrare nenave bijte Mjaftojne keto 2 fakte Kam shume per te folur dhe pse nuk jam ndonje politikane Per tu shprehur duhen dite te tera shume Libra per te shkruar dhe per ti thene kryeministrit me fuqi analizoj nje nga nje keto ngjarje dhe veri para pergjegjesise keqbersit Dhe per Edi Ramen kam per ti thene zbato ligjin e mos u tremb nga askush se keshtu do keshe popullin me vete Forco ekonomine puna e pare mbushu barkun me buke popullit Mbroju femijet nga krimet evrasjet Perqendrohu tek infrastruktura Tek edukimi tekshendetesia Jepi prioritet bujqesise industrise rende miniera hidrocentrale nafta gazi kombinatet e fuqishme te perpunimit peshkut mishit vajit ullirit dritherave Pastaj blegtorise bletarise e keshtu me radhe keshtu rriten prodhimet rriten fitimet permiresohet jeta e popullit Dhe shkojne gjerat me vend Rrit pagat e pensionet zhduk ilacet e skaduara e keshtu te do populli dhe pastaj Nuk keni nevoje te shpenzoni para per blerjen e votes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja