SHBA-të vendosin sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik! Ambasada amerikane në Tiranë: Përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij

SHBA-të vendosin sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik! Ambasada amerikane në Tiranë: Përgjigje ndaj  aktiviteteve korruptive të tij

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorak Dodik

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial” të Bosnje Hercegovinës.

Departamenti amerikan i Thesarit e përcaktoi edhe një entitet të lidhur me të televizionit “Alternativna Televizija doo Banja Luka”, siç njoftoi Departamenti.

“Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Sipas njoftimit, ai ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfeteve, dhe formave të tjera të korrupsionit.

“Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Të marra së bashku, këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, duke rrezikuar kështu stabilitetin më të gjerë rajonal”, thotë Departamenti i Thesarit.

"Aktivitetet destabilizuese korruptive të Milorad Dodikut dhe përpjekjet për të zhbërë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe të gjithë rajonit," tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar,Brian E. Nelson.

"Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kundër atyre që kryejnë korrupsion, shkaktojnë destabilizim dhe ndarje në kurriz të popullit të tyre, si dhe kundër atyre që mundësojnë dhe lehtësojnë këtë sjellje”, tha ai.

Veprimi i sotëm, sipas Departamentit të Shtetit, bazohet në angazhimin e Administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të promovuar vënien para përgjegjësisë të atyre që ndër të tjera, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve të paqes.

Dodik, anëtari serb i Presidencës kolektive të Bosnje-Herecgovinës, synon ta nxjerrë Republikën Serbe të nga forcat e armatosura të vendit.

Bosnja po përjeton krizën e saj më të rëndë politike që nga fundi i luftës në vitet 1990, duke ringjallur frikën e një ndarjeje pasi serbët e Bosnjës bllokuan punën e qeverisë qendrore dhe ligjvënësit serbë votuan për fillimin e tërheqjes së Republikës autonome Serbe nga institucionet shtetërore./VOA/

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
SHBA shton sanksionet ndaj Dodik, Osmani: Vendim i domosdoshëm! Ka kërcënuar paqen dhe sigurinë e Bosnjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit që zgjeroi sanksionet për veprat korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Vjosa shprehet se përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar edhe paqen e Bosnjës.

Shkruan Vjosa Osmani në Twitter:

Ky ishte një vendim i domosdoshëm që mori administrata e SHBA-së. Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë e Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme

Ora 19:36
Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas sanksioneve ndaj Dodik: Përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij dhe kërcënimeve për stabilitetin e Bosnjës

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve te reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.

Përmes një postimi në rrjetin social, të cilin e ka ripostuar edhe amabsadorja Yuki Kim, ambasada shkruan se kjo është një përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij si dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjes

Postimi i plotë:

Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH & një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij & kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të BH.

Ora 18:59
SHBA-të vendosën sanksione ndaj Milorad Dodik, ministrja e Jashtme shqiptare: Mbështesim integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës

Shqipëria ka mirëpritur vendimin e SHBA, që vendosi sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik. Përmes një statusi në Twitter, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka thotë se Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ne mirëpresim përcaktimet e vendosura nga OFAC. Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e rajonit tonë qëndron në bashkëpunim dhe integrim, larg politikës së përçarjes dhe konfliktit”, shkruan Olta Xhaçka.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 05/01/2022 18:05

    Radhën e kan vuçuçi dhe Rama sepse ….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj