SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI

SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI

Donald Trump

Disa nga të emëruarit për kabinetin dhe administratën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump u bënë objekt sulmesh të dhunshme të martën në mbrëmje dhe të mërkurën në mëngjes, tha zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt.

“Këto sulme përfshinin kërcënime me bomba dhe incidente të ‘sëatting’-ut,” deklaroi Leavitt. “Forcat e rendit dhe autoritetet vepruan me shpejtësi për të garantuar sigurinë e të gjithë të shënjestruarve. Presidenti Trump dhe ekipi i Tranzicionit janë mirënjohës për ndërhyrjen e tyre të shpejtë.”

Elise Stefanik, e zgjedhur për ambasadore të SHBA-së në OKB dhe përfaqësuese republikane e Neë York-ut, u shënjestrua gjithashtu. Zyra e saj njoftoi përmes një postimi në X (ish-Twitter):

“Këtë mëngjes, Kongresistja Elise Stefanik, bashkëshorti dhe djali i tyre trevjeçar po ktheheshin në shtëpi në Saratoga County nga Uashingtoni për Ditën e Falënderimeve kur u informuan për një kërcënim me bombë ndaj shtëpisë së tyre. Forcat e rendit të Shtetit të New York-ut, të qarkut dhe Policia e Kapitolit reaguan menjëherë me profesionalizëm të lartë,” thuhej në deklaratë, duke falënderuar autoritetet për ndërhyrjen e tyre.

FBI-ja deklaroi se po i merr kërcënimet shumë seriozisht:

“Jemi në dijeni të kërcënimeve të shumta me bomba dhe rasteve të ‘sëatting’-ut ndaj të emëruarve të administratës së ardhshme dhe po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë të rendit. I trajtojmë të gjitha kërcënimet me seriozitet maksimal dhe inkurajojmë qytetarët që të raportojnë çdo veprim të dyshimtë menjëherë tek autoritetet,” thuhej në deklaratën e FBI-së.

Sipas The Guardian, kërcënime kanë marrë edhe Pete Hegseth, i nominuar nga Trump për Sekretar të Mbrojtjes, si dhe Matt Gaetz, Ish-kongresmeni që u përzgjodh nga republikani për Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së, por që u tërhoq pas tetë ditësh për shkak të një skandali për ngacmime seksuale që rrezikonte të mos miratohej nga Senati.

Fox News ka raportuar gjithashtu se John Ratcliffe, kandidati i Trump për të qenë drejtor i CIA-s ka marrë kërcënime.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë