Kryeministri i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, ka reaguar ashpër pas deklaratave të vazhdueshme të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për aneksimin e territorit autonom danez.

Sipas mediave të huaja, Nielsen kërkoi të ndalet presioni i Trump duke thënë ‘mjaft më’. Nielsen shtoi se janë të hapur për bashkëpunim dhe dialog me SHBA-të, por sipas tij, kjo duhet të ndodhë përmes kanaleve të duhura diplomatike dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

"Mjaft me presion. Mjaft me insinuata. Mjaft me fantazi aneksimi. Jemi të hapur për dialog. Jemi të hapur për diskutim. Por kjo duhet të ndodhë përmes kanaleve të duhura dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", shkroi kryeministri i Groenlandës në Facebook.

Kujtojmë se më herët Trump deklaroi se SHBA ka nevojë për Groenlandën, për sigurinë e vet kombëtare dhe sipas tij, Danimarka nuk do të jetë në gjendje që të kujdeset për të.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën, për sigurinë e SHBA-së”, përsëriti Trump para gazetarëve në Air Force One.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare dhe Danimarka nuk do të jetë në gjendje të kujdeset për këtë”, vijoi ai më tej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Groenlanda, Starmer i del kundër Trump: Britania e Madhe mbështet Danimarkën

Kryeministri britanik, Keir Starmer deklaroi se Britania e Madhe do të mbështesë Danimarkën në përgjigje të pretendimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me sovranitetin e Groenlandës.

I pyetur gjatë një vizite në Berkshire të Anglisë, në lidhje me përgjigjen e ashpër të Kryeministres daneze Mette Frederiksen ndaj Trump, Sir Keir demonstroi sot një distancim të rrallë dhe të qartë nga presidenti i SHBA-së.

"Unë jam në anën e saj Frederiksen dhe ka të drejtë për të ardhmen e Groenlandës", u shpreh Starmer.

Edhe kryeministri i Groenlandës Jens Frederik Nielsen, reagoi ashpër ndaj Trump, ku kërkoi të ndalet presioni i Trump.

Më herët, Trump deklaroi se SHBA ka nevojë për Groenlandën, për sigurinë e vet kombëtare dhe sipas tij, Danimarka nuk do të jetë në gjendje që të kujdeset për të.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën, për sigurinë e SHBA-së”, përsëriti Trump para gazetarëve në Air Force One.