Kërcënimet me vetëvrasje, Ypi:
Le të hidhen! Veliaj po punon

Kërcënimet me vetëvrasje, Ypi:<br />Le të hidhen! Veliaj po punon<br>
Edison Ypi ka komentuar mëngjesin e sotëm në ‘Report Tv’ ngjarjet e bujshme në vendin tonë, ku shumë persona tentojnë t’i japin fund jetës, duke zgjedhur lartësitë. Ypi i ka cilësuar veprime të tilla si terroriste, duke thënë se me këtë njerëzit marrin peng në radhë të parë vetveten.

“Jo vetëm të kërcënojnë majë kullave e vinçave, por edhe të hidhen, janë të lirë. Gjestet e tyre, veprimet e tyre nuk janë veçse veprime prej terroristi. Ata marrin peng vetveten dhe kërcënojnë se do të vetëvriten”, tha Ypi.

Më tej, Ypi ka befasuar me deklaratën e tij lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa ka thënë se atij mund t’i jetë prishur mendja që është larguar nga politika.

“Guxoj ta them këtë, që Doktori ynë që është 70 e ca vjeç, s’është çudi t’i jetë prishur mendja që është larguar nga politika”, shtoi ai.

Edison Ypi ka dhënë dhe një mendim për kryebashkiakun Erion Veliaj, ku ka thënë se mund të ketë mjaft gjëra për ta kritikuar, por e vërteta është se ai po rri në krye të punëve.

“Mund ta kritikosh Erion Veliajn nga mëngjesi deri në darkë, por e vërteta është se ai po rri në krye të punëve, bëjmë mëkat nëse themi të kundërtën e kësaj”, theksoi Ypi.

Edison Ypi prej disa ditësh ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin