Pas shkrimit të Kastriot Myftaraj ku bënte thirrje kundër ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka reaguar dhe ministrja e Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka.
Në deklaratën e saj, Xhaçka shkruan se ndihet e turpëruar nga ky shkrim dhe bën thirrje që gjithkush të distancohet nga gjuha e dhunës dhe shprehjet regresive në komunikimet në media apo kudo në publik.
Në fjalën e saj, Xhaçka ka falenderuar ambasadoren e BE për çdo gjë që bën për popullin shqiptar.
“Dua të jap një mesazh që e gjykoj shumë të rëndësishëm, në cilësinë e drejtueses së një institucioni që mbështet pa dallim këdo, por edhe si grua e si nënë – mbështes fort mesazhet e çdo shqiptari, që u distancua nga gjuha e dhunës, marramendjet e dashakeqësisë dhe nga dhunimi i punës së bërë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasadorja Romana Vlahutin. Çdo njeri normal dhe çdo qytetar i denjë, e refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo. Aq më shumë ndaj një zonje”, shkruan Xhaçka.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO