Kërcënimet për Vollgën,Berisha
e Halimi në dijeni prej vitit 2011

Konflikti i ish-hotel “Vollga” në Durrës nuk ka lindur që në momentin kur Emiljano Shullazi është bërë pronar i një pjesë të kësaj pasurie apo kur kompania arabe “Saudi Brothers Commercial Company” ka rifituar pasurinë, por ka qenë më e thellë se kaq.

Madje për këtë konflikt ka dijeni të plotë ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi si dhe ish-drejtues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar disa dokumenta ku Sali Berisha është vënë në dijeni nga kompania “Saudi Brothers Commercial Company” lidhur me kërcënimet dhe parregullsitë që ishin bërë për tjetërsimin e ish-hotel Vollga, duke i kërkuar të zgjidhë çështjen në mënyrë ligjore,gjatë kohës kur ishte kryeministër.

Berisha është vënë në dijeni që prej muajit Tetor të 2011, lidhur me veprimet e paligjshme të shtetasit Zamir Hasa, kërcënimet me vdekje që bëheshin dhe manovrat për tjetërsimin e pronës.

“Mafia e Tokave në Durrës”
Në dokumentacionin që siguron gazeta “Shqiptarja.com” flitet për emra konkretë, emra të cilët etiketohen si “Mafia e tokave në Durrës” për të cilët sipas këtij dokumenti Berisha e di shumë mirë se kush janë, por në fakt asnjëherë nuk i ka përmendur emrin në këtë histori.

Heshtja e tij në këtë drejtim, ka qenë si në kohën kur drejtonte vendin si kryeministër, ashtu dhe në kohën kur tashmë është në opozitë.

Megjithëse disa prej këtyre emrave janë kundërshtarët e tij politikë sërisht Berisha në këtë drejtim ka zgjedhur të mos thotë asnjë fjalë.

Po pse e bën këtë Sali Berisha, nga kush ka frikë të flasë, çfarë interesash fshihen prapa këtij hoteli, pse Berisha përmend vetëm Emiljano Shullazin dhe asnjë emër tjetër?
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave