Kërcënimi bërthamor nga Peniani,
SHBA Kim Jong-un:U mbush kupa

Kërcënimi bërthamor nga Peniani,<br />SHBA Kim Jong-un:U mbush kupa
“U mbush kupa”, kështu u shpreh ambasadorja e SHBA në OKB.

Një deklaratë e tillë e Nikki Haley  gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, vjen  një ditë pasi  Koreja e Veriut testoi bombën me hidrogjen, testi i gjashtë i ndërmarrë nga shteti komunist i cili tashmë është kthyer në një kërcënim të vërtetë për të gjithë botën.

Haley kërkoi që të merren masa të forta kundër regjimit koreanoverior. Ajo kritikoi edhe aksionet e dobëta të komunitetit ndërkombëtar.

“Kushdo që po bën biznes me Korenë e Veriut, po ndihmon regjimin. Programi bërthamor i Penianit  ka arritur një rrezikshmëri të pa precedentë dhe vetëm aksionet e forta dhe sanksionet do të mund të ndalojnë këtë regjim, i cili duket se dëshiron luftë” shtoi ambasadorja e SHBA-së.
 
Edhe ambasadori kinez në OKB bëri thirrje që Peniani të ndal teste bërthamore. Ndërsa Franca dhe Britania e Madhe  kërkuan që ndaj Koresë së Veriut të vendosen sanksione të reja.

“Arritja e një marrëveshje me Penianin nuk ka qënë asnjëherë kaq larg” u shpreh ambasadori francez.

 Nga ana tjetër Rusia kërkoi që çdo gjë të zgjidhet me diplomaci.

“Paqja në rajon është në rrezik, zgjedhja ushtarake nuk do të funksionojë, duhet të qëndrojmë gjakftohtë dhe të veprojmë në mënyrë diplomatike” u shpreh i dërguari rus në OKB.

Një ditë më parë Koreja e Veriut lajmëroi se kishte testuar bombën me hidrogjen, testi i gjashtë në rradhë. Por këtë herë bomba u konsiderua 5 herë me fuqishme se ajo e Ngagasakit duke shkaktuar një tërmet rreth 6.4 ballë në verilindje të vendit. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit