Kërcënimi bërthamor,Putin kundër
SHBA, mbron Korenë e Veriut

Kërcënimi bërthamor,Putin kundër<br />SHBA, mbron Korenë e Veriut
Pas tensioneve mes Korese se Veriut dhe SHBA si dhe kërcenimit të fundit nga Peniani, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot për një “katastrofë” globale.

Sipas tij, imponimi i sanksioneve të mëtejshme ndaj Koresë së Veriut do të ishte “i padobishëm dhe joefektiv”.

Presidenti rus dënoi testin më të fundit bërthamor të Koresë së Veriut si “provokativ”, por tha se sanksionet më të ashpra ndaj Kim Jong-un mbi programin e raketave bërthamore mund të çonin në vuajtje njerëzore në shkallë të gjerë.

Duke folur pas një takimi të BRIC në Kinë, Putin tha: “Përdorimi i sanksioneve në këtë situatë është i padobishëm dhe joefikas.”

Ai tha: “E gjithë kjo mund të çojë në një katastrofë planetare botërore dhe një numër të madh viktimash”.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA bëri thirrje për “masat më të forta të mundshme” kundër Koresë së Veriut për të shpërthyer atë që ai e quajti një bombë hidrogjeni të dielën.

Ndërkohë, Japonia po planifikon një evakuim të pothuajse 60,000 qytetarëve japonezë që aktualisht jetojnë ose vizitojnë Korenë e Jugut pas testit të fundit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Ajo vjen kur Koreja e Veriut thuhet se ka zhvendosur një raketë balistike ndërkontinentale drejt bregdetit të saj perëndimor – siç deklaroi SHBA, Kim Jong-Un po “lypë për luftë”.

Redaksia Online
E.J/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje