Kërcënimi bërthamor,Trump:Nëse
Kina nuk ndihmon e zgjidhim vetë

Kërcënimi bërthamor,Trump:Nëse<br />Kina nuk ndihmon e zgjidhim vetë
Vijojnë të jenë të tensionuara raportet mes Koresë së Veriut dhe SHBA, ndërsa Washingtoni është i vendosur për t’i bërë ballë presioneve të Phenianit.

Nëse Kina nuk rrit presionin mbi regjimin e Koresë së Veriut atëherë SHBA do të jeën të detyruara të reagojnë më vete” është kjo deklarata e Kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump vetëm pak ditë para takimit në Florida me presidentin kinez Xi Jinping.

Manjati konfirmon për 'Financial Times' se Amerika është gati të ndërmarrë aksione për të eleminuar kërcënimin bërthamor që vjen nga Koreja e Veriut. Ai shton se dosja e Koresë do të jetë në qendër në bisedimeve me homologun kinez.

“Kina ka një ndikim shuëm të madh mbi Korenë e Veriut. Dhe është pikërisht Kina e cila duhet të vendosë nëse do të na ndihmojë me Phenianin. Nëse do ta bëjnë një gjë të tillë kjo do t’i shërbejë Pekinit, por nëse jo atëherë do të ketë pasoja negative për të dyja palët” u shpreh Trump.

Ndërkohë Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA po bashkëpunojnë për t’iu përgjigjur kërcënimit bërthamor që lëshon herë pas herë diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong un. 

Pas testeve të njëpasnjëshme balistike të Penianit, ekziston frika se vendi komunist mund të prodhojë raketa bërthamore me rreze të gjatë veprimi, të afta të mbërrijnë deri në tokën amerikane.

Pak javë më parë sekretari i Shtetit Tillerson ishte në Kinë dhe kërkoi ndihmën e saj në këtë çështje madje duke thënë se durimit me Phenianin po i vjen fundi.

Gjatë të gjithë fushatës elektorale dhe që prej marrjes së postit,Trump ka vazhduar ta konsiderojë Kinën përgjegjëse për zhvillimin e programit bërthamor të Penianit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane