Kërcënimi i 17-vjeçarit: Do t'i vras
fëmijët, po s'e dënoi shteti

Kërcënimi i 17-vjeçarit: Do t'i vras<br />fëmijët, po s'e dënoi shteti
TIRANE - Roxhes Gjiza djali 17-vjeçar i Artur Gjiza, i cili u masakrua mbrëmjen e së shtunës, rrëfen për “Shqiptarja.com” se si i vranë babain në sy të tij dhe vëllait 13-vjeç. Ai kërkon që drejtësia të vihet në vend për të dy bashkëshortët vrasës, që i morën jetën babait të tij. “ Besimi nxorri thikën nga brezi dhe më qëlloi mua në krahë me thikë. Pastaj kur erdhi babai im e qëlloi dhe atë dy herë po me thikë.

Në fillim e qëlloi në shpinë , më pas ja nguli thikën në bark. Ndërsa gruaja e tij kishte një sëpatë me vete, që e mbante në çantë. E nxorri nga çanta sëpatën dhe masakroi babain tim. Unë kërkoj që shteti të marrë masa për të dy vrasësit dhe të dënohen që të dy. Sepse nëqoftëse shteti nuk merr masa unë vetë me duar e mia do t’ia vras fëmijët” thotë 17-vjeçari, djali i madh i Arturit.
 
A mund të na thoni çfarë ndodhi mbrëmjen e së premtes?
Ishte ora afërsisht 20:00. Takova në rrugë Besimin, i cili ishte bashkë me gruan e tij dhe i thashë që paske ardhë nga Greqia. Po më tha kam ardhë. Pastaj u largova bashkë me shokun tim. Ai më thirri nga pas duke më thënë që të shkoja në shtëpi dhe të thërrisja babain sepse do ti jepte lekët që na kishte marrë.
 
Përse jua kishte marrë Besimi lekët?
Po disa muaj më parë Besimi i patë thënë babait tim që ta marr djalin tënd në Greqi, me qëllim që të më mbante në shtëpinë e tij atje dhe të më gjente edhe punë. Për këtë gjë ai i kërkoi edhe lekët babait
 
Për sa para bëhet fjalë?
Besimi i kërkoi babait 200 euro për mua. Babai i dha 200 euro por edhe 100 mijë lekë ja dha për familjen e tij. Kështu që më nisi mua me mirëbesim në Greqi dhe se do isha në duar të sigurta te shoku i tij. Shkova në Greqi, por ai më mashtroi duke më lënë atje në mes të rrugës. Madje mi mori edhe lekët që babai mi kishte dhënë mua me vete që ti shpenzoja në Greqi. Ky ishte dhe shkaku i nisjes së konfliktit mes babait dhe Besimit.
 
Po, më pas çfarë ndodhi?
Kur besimi më tha në rrugë që të thërrisja babain, në atë moment mora babain në telefon dhe i thashë të vinte sepse kishte sjellë Besimi lekët. Më pas ai filloi duke më thënë mua që i kam ngacmuar gruan. I thashë që kjo gjë nuk është e vërtetë dhe ju drejtova gruas së tij duke i thënë se përse ajo gënjen. Por ai donte të gjente shkak që të zihej. Më thonte që ke ardhë në shtëpi e më ke kërcënuar kalamajtë dhe gruan për punën e lekëve.
 
Po babai juaj kur erdhi në vendngjarje?
Babai erdhi më pas dhe na gjeti ne duke bërë fjalë. Aty ishte edhe vëllai im i vogël. Ndërsa Besimi sapo erdhi babai nxorri thikën që e kishte në brez. I kapa dorën për ti hequr thikën, ndërsa ai ma nguli thikën në krahë. Pastaj u drejtua për të babai, duke e qëlluar dhe atë me thikë. E qëlloi dy herë me thikë babain. Herën e parë e qëlloi në shpinë dhe më pas në bark. Më pas filloi të sulej gruaja e tij. Nxorri dhe ajo sëpatën që kishte marrë me vete në çantë dhe filloi duke e masakruar babain tim me sëpatë.
 
Po ju si vepruat në atë moment?
Unë u ngrita dhe e shtyva gruan e Besimit. Pastaj ata ikën direkt dhe u zhdukën nga aty. I shkova nga pas që ti qëlloja, por kur u ktheva pashë babain të mbuluar nga gjaku përtokë. Më pas erdhi mami me vrap dhe e pyëta se përse babi nuk po reagonte dhe a ishte gjallë apo jo. Mami më tha që është gjallë, por thjesht është pa ndjenja. Ajo më gënjeu, sepse babai im kishte vdekur që në atë moment.
 
Tani, si është gjendja juaj shëndetësore?
Mua direkt sa ndodhi ngjarja më çuan në spitalin Ushtarak sepse plagën e kisha rëndë dhe më kullonte vetëm gjak. Sot dola nga spitali, por krahu më dhemb shumë.
 
Çfarë kërkoni nga drejtësia shqiptare?
Unë kërkoj që shteti të marrë masa për të dy vrasësit dhe të deënohen të dy, burrë e grua. Sepse nëqoftëse shteti nuk merr masa unë vetë me duar e mia do t’ia vras fëmijët atyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!