Teksa mbrëmjen e së shtunës të rinjtë e Tiranës dhe jo vetëm, ndodheshin në koncertin e Kanye West, në sheshin para kryeministrisë, aktivisti Gent Progni bëri një thirrje përtej bojkotit.
Sipas Prognit, pjesëmarrja në koncert do të jetë ‘vepër’ e dënueshme me burg kur Shqipëria e lirë të marrë pushtetin. Identifikimi do të bëhet në bazë të një liste emrash, të cilën Progni nuk e shpjegoi me hollësi sesi do ta sigurojë. Kohëzgjatja e dënimit do të jetë një vit.
“Na kanë bërë një super nder ata që kanë shkuar sot atje, disa, se disa edhe janë urdhëruar të shkojnë me zor se do ua marrim listën e emrave dhe kur të vijë Shqipëria e lirë do të bëjmë një ligj që do ta quajmë ligji i sufllaqes dhe do t’i dënojmë me një vit burg! Do të ketë mbaruar mishi dhe pitja se merrni dopio pite!”, tha Progni.
Thirrja e tij tingëllon deri radikale për zgjedhjen individuale të çdo qytetari për të shpenzuar paratë dhe kohën e tij në një koncert të një artisti apo çfarëdo aktiviteti tjetër.
Të shtunën, protesta kombëtare nuk pati pjesëmarrjen e zakonshme, pavarësisht thirrjeve për bojkot duke mos reflektuar të njëjtën forcë si herët e tjera.
Komente










Pse o Gento do i fusni ne burg? Ke kane vra? Ke kane vjedhur? Me kercenime dhe me burgje do vini ne pushtet ju? Harroje.
PërgjigjuPo ju skeni per te ardhur ndonjehere ne pushtet o shpellar , do tu hash mune dhe jo ti fusesh ne burg , çfar ke ne dore per te vepruar ? Vetem bythen tende dhe te krimineleve berishist o idiot .
Përgjigju