Kërcënimi i Ramës për ambasadorët
Paloka ironi: Cili armik t’i emëroi

Kërcënimi i Ramës për ambasadorët<br />Paloka ironi: Cili armik t’i emëroi
Kryetari i grupit të PD, Edi Paloka ka reaguar pas akuzave, kërcënimeve dhe paralajmërimeve që Rama u bëri gjatë ditës së djeshme ambasadorëve shqiptarë në botë.
 
Rama për investimet fajësoi ambasadorët, por Paloka thotë se kryeministri i ka emëruar vetë, ndërsa me ironi shton se diplomatët nuk arritën të shfrytëzonin lëvizjet brilante të liderit suprem i cili arriti të krijoje trekëndëshin e fuqishëm Shqipëri-Francë-Gjermani.
 
Paloka për mungesën e investimeve e drejton gishtin te denoncimet e ngritura nga PD, krimi, korrupsioni, kanabisi dhe taksat e larta.
 
Statusi i Edi Palokës
Kush ishin ata te pafytyre qe mendonin se fajin per mungesen e investimeve te huaja ne Shqiperi e kishin krimi e korrupsioni ?!
 
Kush ishin ata te pashkolluar qe thonin se kanabisi pervec te tjerave , do shkatrronte dhe ekonomine ? Kush injorant fajsonte taksat e larta ? E mbi gjithshka , kush ishin ata qe guxonin te benin fajtor liderin suprem ?!!!
 
Lideri vete ju a perplasi ne fytyre te gjitheve ; faji eshte i ambasadoreve... Keta te paafte ( qe nuk dihet cili armik ia ofroi Rames qe ti emeronte ambasadore) nuk arriten te shfrytezonin as levizjet brilante diplomatike te liderit suprem i cili arriti te krijoje trekendeshin e fuqishem Shqiperi-France-Gjermani nepermjet atleteve adidas qe i dhuroi kryeministrit francez.
 
Tani te gjithe ju te tjeret duhet te heshtni, te mbyllni gojen. Lideri boteror foli vete



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë