TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkëlidh në dosjen e kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj, me mesazhin kërcënues të mbërritur ditën e ngjarjes në celularin e ish-vartësit të tij Arianit Arapi.
Edhe pse hetimet në lidhje me vrasjen mafioze ndaj Lamajt vazhdojnë ende, burime konfidenciale policore bënë me dije se mesazhi kërcënues që Arianit Arapi ka marrë në numrin e tij të policisë 06941..., nga një numër 06957... dyshohet, se ka lidhje me ekzekutimin mafioz të 41-vjeçarit.
LIDHJA
Arianit Arapi, aktualisht shef i Komisariatit të Pogradecit, ka punuar për një kohë të gjatë si shef krimesh në Komisariatin Nr.6 në kryeqytet, ku epror i tij ka qenë ish-drejtuesi policor, Lamaj. Afro dhjetë minuta pasi ky i fundit u ekzekutua poshtë shtëpisë së tij në zonën e “Vasil Shantos”, Arapi ka marrë një sms kërcënues, teksti i të cilit thoshte: “Dritani po prehet në paqe.
Tani është radha jote…” Skandali alarmoi Policinë e Shtetit, e cila regjistroi menjëherë kallëzimin penal, dhe mori në mbrojtje Arapin. Burimi thotë se ekzistojnë dyshime të forta se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, të cilat çuan grupin hetimor në bashkëlidhjen e dosjeve.
HETIMET
Një tjetër burim konfidencial bën me dije, se nga hetimet e deritanishme të bëra nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ka rezultuar se mesazhi është dërguar nga qyteti i Tiranës.
Numri i telefonit nga i cili është dërguar teksti kërcënues, 06957… është verifikuar menjëherë nga policia dhe prokuroria, dhe në bazë të qelizës së aparatit të telefonit, pra vendndodhjes së tij, është mundur të zbulohet se personi e ka dërguar sms-në nga i njëjti qytet ku ndodhi vrasja e Lamajt.
MARRJA NË MBROJTJE
Agjentë të repartit special RESI morën në mbrojtje Arapin dhe familjen e tij, pak orë pas marrjes së mesazhit kërcënues në celular. Kryekomisar Arapi u kërcënua mbrëmjen e 24 shkurtit në numrin e tij të policisë, ku një tekst kanosës për jetën alarmoi të gjitha strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ai u shoqërua nga Pogradeci për në Tiranë me një automjet të blinduar, ku më pas regjistroi edhe kallëzimin penal. Lajmi i publikuar nga Shqiptarja.com përgjatë së mërkurës rreth kërcënimit të Arapit, u konfirmua edhe nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët thanë se po verifikojnë dhe po hetojnë sms-në kërcënuese ndaj Arapit.
KËRCËNIMI
“Dritani u prehtë në paqe. Tani është radha jote…”. Kjo ka qenë përmbajtja e tekstit të mesazhit që Aranit Arapi mori mbrëmjen e 24 shkurtit në numrin e tij të policisë. Burime të sigurta policore bënë të ditur lajmin, duke vënë theksin tek situata alarmante që u krijua menjëherë pas ekzekutimit të tipit mafioz ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj.
Sipas burimeve, ish-shefi i Krimeve në Komisariatin Nr.6 në kryeqytet bëri kallëzim penal mbrëmjen e ngjarjes, ku struktura e veçantë që merret me mbrojtjen e punonjësve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, nisi punën për sigurimin fizik të të kërcënuarit me jetë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com