“Aksionet e Koresë së Veriut po mbyllin gjithmonë e më shumë mundësinë që të gjejmë një zgjidhje diplomatike dhe SHBA po përgatiten të mbrohen, të mbrojnë jo vetem veten por edhe aleatet” ishte kjo fjala e ambasadores amerikanë në OKB Nikki Haley e cila nënvizoi se Ëashingtoni është gati të përdorë edhe të gjithë fuqitë dhe kapacitetet e tij ushtarake.
Duke përshkruar testin e fundit të raketave të Koresë së Veriut, si një përshkallëzim të mprehtë ushtarak, Haley tha se SHBA do të paraqesë një rezolutë të re kundër Phenianit.
Ambasadori Nikki Haley gjithashtu kërcënoi përdorimin e kufizimeve tregtare.
Testi i Koresë së Veriut, të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) të martën ishte " mbyllja e mundësisë për një zgjidhjeje diplomatike", tha Haley.
Por hipoteza e zgjidhjes ushtarake nuk përkrahet nga Rusia.
“Duhet përjashtuar mundësia për të ndërmarrë masa ushtarake për të zgjidhur problemin me gadishullin korean “ u shpreh zv ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vladimir Safronkov.
Ai shtoi se Moska mbështet idenë se Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut duhet të impenjohen për të gjetur dialog.
Pikërisht cështja nëse duhen ndërmarrë sërish sanksione ndaj Peninanit tensionon më tej marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë.
Redaksia Online
Er.K/e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com