Kërcënimi rus, parlamenti suedez
simulon gjendjen e luftës

Kërcënimi rus, parlamenti suedez<br />simulon gjendjen e luftës
SUEDI-Për herë të parë pas 20 vitesh, parlamenti Suedez është mbledhur në një seancë të reduktuar për të simuluar gjëndje lufte. Kryetari i parlamentit deklaroi se kjo u bë në kuadër të rritjes së tensioneve me Rusinë.
 
50 deputetë të të gjitha partive, të quajtur “Delegacioni i luftës” u mblodhën sot në një vend të fshehtë për të cilin nuk u dha asnjë detaj.

“Këto janë skenare të fshehta. Ne jemi vënë nën presion”, u shpreh kryetari i Parlamentit Suedez, Urban Ahlin.
 
Ky komitet krize i reduktuar ishte mbledhur për herë të fundit në vitin 1997 dhe ka si qëllim të zëvendësojë përkohësisht parlamentin në rast lufte apo kërcënimi për luftë.
 
Urban Alhin është shprehur se degradimi i klimës diplomatike ka ndikuar në mbledhjen e këtij “Delegacioni lufte”.
 
“Ne konstatojmë një tendencë për rritjen e kapaciteteve ushtarake”, ka theksuar kryeparlamentari i Suedisë.
 
Suedia nuk është pjesë e NATO-s, por ka miratuar “Partneritetin për Paqe”  në vitin 1994 për bashkpunimin e Aleancës Atlantike dhe vendeve jo anëtare.
 
Frika ndaj Rusisë është rritur pasi në vjeshtën e vitit 2014 në arkipelagun e Stokholmit u kap një nëndetëse e pa identifikuar. Dhe pse Suedia nuk ka kufij tokësor me Rusinë ato kufizojnë në detin Balltik, në të cilin Rusia ka një bazë ushtarake në rajonin e Kaliningradit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë