Kërcënohet imami shqiptar në
SHBA: "Do tu ther ju muslimanë"

Kërcënohet imami shqiptar në<br />SHBA:
Një imam shqiptar në një xhami në Staten Island, New York City është bërë objektivi i kërcënimit nga një person anti-musliman. Siç raporton Steve Langford, gazetari i CBS2 një burrë "i armatosur" me një tub metalik në dorë ka pritur përfundimin e faljes së Ramazanit dhe mjaft i zemëruar është drejtuar tek imami Tahir Kukiqi duke i thënë: Do t’ju ther, do t’ju ther keq!

Ngajrja ka ndodhur në në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare, në Tompkinsville, të enjten në mbrëmje. Imami i cili rrëfen ngjarjen për mediat amerikane se ka vënë re një burrë që dukej shumë i zemëruar dhe shkonte drejt tij.

“Filloi me sharjet sapo më pa, ju myslimanë të ndyrë! Erdhët këtu të na pushtoni!” tregoi imami për televizionet amerikane.

Familje me burra, gra e fëmijë i dëgjuan kërcënimet ndërsa dilnin nga një prej xhamive më të mëdha në Bregun Lindor. Ai nisi të bënte edhe shenja, tregon Kukiqi: Do t’ju ther, do t’ju ther keq!

Kukiqi tha se e ftoi burrin të qetësohej, por ai shkoi kapi një tub hekuri dhe ia lëvizi para në shenjë kërcënimi, duke i thënë se do ta vriste.

“Jo vetëm mua, por të gjithë myslimanët” tregoi ai.

Angel Merkado, 38 vjeç u arrestua nga policia në shtëpinë e tij. Imami kosovar, që ka emigruar 14 vjet më parë thotë gazetari i CBS2, do që të gjithë ta dinë çfarë mendon ai për Amerikën, vendin që e ka mirëpritur. “Ne e konsiderojmë, parajsën e Zotit në tokë” tha Kukiqi për mediat amerikane.

Vitin e kaluar, Policia në Staten Island kishin arrestuar një të dyshuar për lidhje me ISIS-in, pikërisht në muajin e Ramazanit. Atë kohë, imami Kukiqi pati thënë se terroristët e ISIS-it janë të çmendur, të cilët, sipas tij, nuk mund të quhen as njerëz.

xhamia

“Këta njerëz së pari sulmojnë myslimanët. Ata na bëjnë të kalojmë nëpër ndjenja të rënda dhe dhimbje. Sa herë ndodh diçka, qoftë ajo e shtënë në Teksas apo një arrestim këtu apo atje, nuk ka lejon të jetojmë në paqe. Ata njerëz janë të çmendur. Nuk mundem madje t’i quaj as njerëz”, ishte shprehur Kukiqi një vit më parë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid