TIRANE - Kërcënohet kreu i PS për njësinë bashkiake nr.3 Bledar Doracaj nga ithtarë të PD, ndërsa ai bën kallzim në polici. “Isha në zyrën elektorale të PS në rrugën “Ali Baushi. Në zyrë erdhën tre persona, jashtë qëndronin 10 të tjerë.
Tentuan të më mbyllnin zyrën në mënyrë të dhunshme, më kërcënuan mua si deputet i PS e Dritan Metën të deleguarin e PS për zonën. Gjatë gjithë kohës ata kërkonin që unë e Dritani të mos ushtronim detyrën, sepse ishim bërë pengesë për mbarëvajtjen e punës së PD në lagje.
Kërkova që këta militantë të PD të dilnin jashtë zyrës. Por ata vazhdonin me fjalë fyese e kërcënuese ndaj nesh”, tha Doracaj. “Pasi dolën e ne vazhduam aktivitetin normal elektoral në një zyrë tjetër, personat që na kërcënuan dolën nga zyra e PD te rruga “Kongresi i Manastirit” përballë spitalit.
Unë e zoti Meta kemi depozituar kallzim penal pranë komisariatit 4 për kanosje”, tha Doracaj. Ai nënvizoi se ndjehet më i motivuar për të kryer misionin e detyrën e ngarkuar nga PS.
“I siguroj të gjithë shkelësit e ligjit, si ata që tentojnë të mbledhin kartat e votuesve të majtë ditë e natë ashtu dhe ata që kërcënojnë në zyrat elektorale të PS që më 24 qershor do përballen me ligjin e vetëm ligjin”, tha Doracaj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com