Kërcënohet me jetë shefi i sektorit të krimeve në Gramsh

Kërcënohet me jetë shefi i sektorit të krimeve në Gramsh

Sokol Novaku

Kërcënohet me jetë shefi i sektorit të krimeve në Gramsh, Sokol Novaku.

Në numrin celular të policisë që mbante Novaku i ka mbërritur një mesazh kërcënues nga një person ende i paidentifikuar.

Novaku rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh. Me parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.

Ka qenë vetë Novaku i cili ka depozituar 2 ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë me anë të telefonit. Në lidhje me kërcënimet e marra në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e rrethit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 05/02/2021 22:21

    Çne ky që ka frikë... Ky eshte gangester shiko sa e ka unazën e floririt.

    Përgjigju
  • Loni: 05/02/2021 21:12

    Seriozisht! Wow! Fundit I botes... Policia kercenohet!? Hahahahh

    Përgjigju
    • Toni: 05/02/2021 21:43

      Filloi pergatitja per azil politik. Novaku i ps njesia 4 Tirane gati letrat per azil . I sigurte qe humb ps me sa duket. Paret e droges i ka bo gati. Vetem makina range i bon 40 000 euro. Iku ps. Minjte po braktisin anijen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur