TIRANE - Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ish-sekretari për Ekonominë dhe president i Asamblesë të partisë për kryeqytetin në AK, thotë se pas largimit nga partia, kishte marrë kërcënime. Ai shprehet për shkeljen e demokracisë në parti dhe monopolizimin e AK nga kreu i kësaj partie Kreshnik Spahiu.

Kishte ndonjë vendim nga strukturat drejtuese, sekretariati i AK për koalicionet dhe për të dalë vetëm në zgjedhje?
Unë do të thosha se këtu, në raport me koalicionet është finalja e qëndrimit tonë. Problemet kanë filluar më herët. Ka pasur vëretje, sygjerime që me programin e partisë, me statutin e partisë. Ka pasur vërejtje dhe sygjerime të anëtarëve të sekretariatit qëndror të partisë lidhur me vendimmarrjen. E cila duhet thënë që në fillim që ka qënë kryesisht një vendimmarrje e tipit monopol. Nuk është se në sekretariat s’ka pasur diskutime, ato kanë qënë të vazhdueshme megjithë tendencën për ta ndërprerë mendimin e anëtarëve të sekretariatit, mungesën së vullnetit për të dëgjuar opinionin e të tjerëve.

Sidoqoftë mund të themi se fillimisht kur ka nisur punën sekretariati qëndror i partisë, ka pasur debate e ka pasur diskutime. Por me kalimin e muajve prirja ka qënë drejt monopolizimit të të gjitha gjërave dhe kryesisht ka qënë drejt monopolizimit të vendimmarrjes së partisë. Vërejtjet e anëtarëve të sekretariatit kanë qënë me karakater parimor, kanë qënë vërejtje problemore, kanë synuar shëndoshjen e situatës në parti dhe marrjen e vendimeve më të drejtë, gjithnjë e më të dobishme, jo vetëm për rrugën në të cilën po ecte Alanca Kuq e Zi por edhe prezencën e saj në jetën politike shqiptare.

Po vendimi për daljen vetëm...?
Përsa i përket kësaj që thoni ju është e vërtetë në në ditën kur Kreshnik Spahiu doli në një intervistë(konferencë) vetmore në Hotel Rogner, pozicioni që mbajti ishte pozicioni i kalimit i AK në një pozicion jashtë koalicioneve. Ky pozicion në të cilin u shfaq Spahiu në media, është pozicioni zyrtar i partisë. Por unë mund të them se nuk patën një vendimmarrje kolektive, s’patëm një analizë të thellë tipar ky i një partie serioze. Mbroj pikëpamjen që konkluzioni i Spahiut për pozicionin e koalicioneve, e thënë direkt kanë qënë pozicione private sesa pozicione institucionale.

Sidoqoftë tashmë ai e ka bërë publik qëndrimin e tij personal si dhe qëndrimin e partisë. Ne, disa intelektualë ku bëj pjesë edhe unë, kemi qënë kundër mënyrës se si u pozicionua Spahiu. Unë nuk mund të themk sot se ky është pozicioni më optimal për Aleancën. Sidoqoftë, nëse do të ishte produkt i një analize të thellë në Këshillin Kombëtar ose në sekratariatin qëndror të partisë, do të ishte më pranë realitetit, do ta rriste kredibilitetin politik të AK në opinionin publik shqiptar.

Mendoni se ka pasur indikatorë jashtë AK në këtë vendmimmarrje?
Duke patur parasysh se Shqipëria është një vend ballkanik dhe vetë ne shqiptarët kemi pasur vetë probleme përsa i përket qëndrimeve ndaj gjërave kryesore të jetës sonë, unë jam i mendimit se kjo nuk ka qënë një shfaqje e pavarur e liderit të AK përsa i përket vendimmarrjes së tij të fundit. Nuk mundem të ndërtoj konkluzione, të jap emra, të shprehem se kush ka ndikuar në vendimmarrjen e tij, por me intuitë gjykoj se është prirur nga interesa të caktuara afatshkurtëra ose afatgjata. Me pak fjalë ndaj të njejtën pikëpamje që kjo vendimmarrje është e ndikuar nga faktorë jashtë Aleancës Kuq e Zi.

Ka pasur kërkesa konkrete për kandidatë në listat e PS...?
Siç e theksova këto probleme nuk kanë qënë objekt i diskutimit në institucionet e partisë. Dhe kjo është ndër gabimet më të rënda të kryetarit Spahiu. Ka patur negociata të cilat janë cituar dhe në media, por asnjëherë këto nuk janë shprehur në mënyrë institucionale çfarë është diskutuar, çfarë pikëpamjesh ka mbrojtur lideri Spahiu dhe pse nuk u arrit koalicioni me një forcë të caktuar politike ose me një koalicion të caktuar. Pra është punuar në nivelin e kulisave, është mbajtur i fshehtë komunikimi me partitë politike.

Dhe kemi dëgjuar se ka pasur kombinime të tjera dhe me faktorë të tjerë politikë përveç koalicionit të majtë, por asnjëherë dhe në asnjë rast këto biseda nga negociatorët nuk janë shprehur zyrtarisht në institucionet e forumet e partisë, për çfarë është biseduar, çfarë kemi kërkuar, çfarë është thënë dhe ku janë rezultatet. Ne e kemi marrë vesh nga media se nuk ka funksionuar një koalicion i dhënë, që ne nuk jemi pjesë e një koalicioni të dhënë e që kemi zgjedhur variantin për të dalë vetëm në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013.

Flitet se disa nga të larguarit nga AK janë vënë nën presion dhe nën kërcënime nga kjo parti. Sa e vërtetë është kjo për ju..?
Unë jam befasuar nga tronditja e opinionit publik përsa i përket aktit tonë poltik. Ka pasur mesazhe të pafundshme, konsiderata të pafundshme, natyrshëm në këtë masë të madhe njerëzish të interesuar se çfarë ka ngjarë ka pasur intelektualë, politikanë por dhe rrugaçë. Me këta të tretët ne s’jemi marrë, por sidoqoftë këta kanë qënë pjesë e këtij “ansambli” gjatë këtyre ditëve. Përsa i përket kërcënimeve në parti, që burojnë nga partia është e vërtetë. Kemi patur kërcënime. Mua personalisht më është bërë një kërcënim me jetë, të cilin e kam denoncuar pranë strukturave të caktuara të policisë së shtetit.

Këtu nuk ka gjë për t’u trembur, sepse unë e kam bërë publik kërcënimin, e kam bërë publik dhe në Aleancë ditën që ka ngjarë. Mua nuk më intereson personi që ka bërë kërcënimin sepse ai është një person krejt i parëndësishëm për jetën time ashtu dhe për institucionet politike të partisë. Por mua më intereson kush fshihet pas saj, kush e ka dirigjuar situatën dhe cilat janë objektivat e këtij kërcënimi. Dhe e fundit, a janë të kënaqur me sa kanë arritur apo kanë ndonjë objektiv tjetër.

Jeni larguar nga AK, si do organizoheni, ku do shkoni...?
Realisht unë sot mësova për kërkesat publike të bërë nga dy liderë të forcave politike të rëndësishme në parti. Ftesa është e sinqertë, është një ftesë publike por ne sot e mësuam, ne do të mblidhemi si ekip që jemi bërë pjesë e kësaj lëvizje dhe do të fiskutojmë. I falenderoj të gjithë ata që kanë dhënë konsiderata, që kanë qënë solidarë me letrën tonë të hapur dhe veçanërisht që kanë vlerësuar problematikën që ne kemi shtruar para opinionit publik dhe në mediat shqiptar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)