“Pas masakrës së 13 nëntorit, do të ketë një sulm të Kullës Eifel dhe më pas të Air France”, thuhet në mesazhin e videos së terroristëve, të cilët thonë se sulmi do të jetë më i keq sa ai i 11 shtatorit në Nju-Jork k u rrëzuan dy kullat binjake.
Video shoqërohet me pamje të rrëzimit të Kullës Eifel, që alternohet me sulme në Paris si dhe bombardimin e Francës në Raqqa. Pamjet e rrëzimit të kullës janë marrë nga një film, ndërsa mesazhi i videos jepet në gjuhën frënge.