Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanosi me armë zjarri vëllain e tij dhe dajën.
Policia ka arrestuar Iljaz Mecanin, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 31-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Iljaz Mecanin janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.