Kërcënoi me gurë policët që e kapën duke vjedhur kabllot e energjisë elektrike të pallatit, arrestohet 29 vjeçari në Elbasan

Kërcënoi me gurë policët që e kapën duke vjedhur kabllot e energjisë elektrike të pallatit, arrestohet 29 vjeçari në Elbasan

Policia në Elbasan

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit në mesnatë në tentativë për të vjedhur kabllot e energjisë elektrike të një pallati. Në pranga ka rënë i riu B.S i cili ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.

Gjatë momentit që policia, e ka kapur në flagrancë teksa tentonte vjedhjen, 29 vjeçari ka marrë gurë në duar dhe ka kërcënuar efektivët se do t’i godiste.

Mësohet se ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Vjedhja", mbetur në tentativë, dhe "Kanosja për shkak të detyrës".

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur