Një 19-vjeçar nga Mallakastra është vënë në pranga nga policia, pasi ka kërcënuar me thikë një punonjës policie.

Mësohet se 19-vjeçari me iniciale M.B, qendër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Njoftimi i Policisë:

Kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qendër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës".