Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 44-vjeçarin nga Rusia Vladislav Urban i akuzuar për veprën penale “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Sipas SPAK, në shkurt të vitit 2023 Vladislav Urban ka dërguar një e-mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte të kishte marrë peng 2 shqiptarë.
Nga hetimi i rastit rezultoi se e-maili ishte dërguar nga 44-vjeçari, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se Urban nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e e-maileve kërcënuese.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Polici absolutisht jokompetente; blogeri u kurthua, ndërsa policia duket se as nuk u përpoq të zbulojë kush e bëri këtë, megjithëse autorin mund ta gjenin thjesht duke krahasuar adresat IP të kërcënimeve me adresën IP të abonentit të internetit. Gazetarët e vërtetë duhej të hetonin se ai është bloger, kishte njerëz që e urrenin, dhe dikush thjesht ka dërguar diçka në emrin e tij (me IP tjetër). Duhet të krahasohen adresat IP, sepse emrin mund ta regjistrojë kushdo. Nëse adresa IP e abonentit dhe ajo e emailit nuk përputhen, atëherë ai nuk është kriminel dhe kjo është një kurth i organizuar kundër tij. Vallë, a është kaq e vështirë të bëhet një analizë bazike? A nuk kuptojnë fare nga teknologjia?
Përgjigju