VIDEO/ Kërcënoi vëllanë dhe kunatën se do i vriste me sëpatë, pranga 46-vjeçarit në Tiranë

TIRANË- Një tjetër rast dhune në familje edhe parandaluar në Tiranë, ku një 46-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu. Bëhet fjalë për Flamur Hoxhallarin, i cili ka kërcënuar vëllanë dhe gruan e tij se do t’i vriste me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 19 shkurt, në rrugën "Mark Bajraktari", në Tiranë. Policia ka ndërhyrë pas informacioneve se një person po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe është bërë i mundr arrestimi duke parandaluar edhe një ngjarje të mundshme kriminale.

“Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën "Mark Bajraktari", ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë”, njofton policia.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!