Kërcënoi me jetë shqiptaro-amerikanin që t'i jepte 5 mijë euro, 25 vjeçari në Durrës u arrestua në lokal teksa merrte paratë e 'gjobës'

Kërcënoi me jetë shqiptaro-amerikanin që t'i jepte 5 mijë euro, 25 vjeçari në Durrës u arrestua në lokal teksa merrte paratë e 'gjobës'

Benardo Doçi

Benardo Doçi, u arrestua në flagrancë ditën e djeshme në ambientet e një lokali në zonën e plazhit në lagjen 13, nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. Kapja e tij është bërë në momentin që B.XH, shqiptari i lindur në SHBA po i jepte shumën e parave.

Pas denoncimit në polici, u organizua puna për caktimin e takimit në mënyrë që arrestimi të kryhej në kushtet e flagrancës, teksa i merrte paratë në formën e gjobës.

Mësohet se kur Doçi ka parë agjentët e krimeve që iu afruan nuk bëri rezistencë. Në mënyrë të padrejtë dhe në kohë të ndryshme ai e kishte kërcënuar shqiptaro amerikani n për t"i dhënë 5 mijë dollarë.

25 vjeçari është nën akuzë për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Doçi rezulton më herët i hetuar për vepra penale të tjera.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Kërcënoi shqiptaro-amerikanin se do ta vriste nëse nuk i jepte 5 mijë euro, dalin pamjet e arrestimit të 25 vjeçarit në Durrës! U kap brenda lokalit

 

Policia e Durrësit, ka publikuar pamjet e arrestimit të 25 vjeçarit Benardo Doçi i cili kishte kanosur me jetë shqiptaro amerikanin B.Xhaferri, 42 vjeç nëse nuk i jepte shumën prej 5 mijë eurosh.

Në pamje shikohet momenti, kur i riu kapet nga policia teksa ndodhet brenda një lokali në lagjen nr.13 të Durrësit ku kishte shkuar për të marrë shumën prej 5 mijë eurosh.

B.V/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Suksesi i dhuruar në Athinë dhe dëshpërimi në Tiranë

Mero Baze: Suksesi i dhuruar në Athinë dhe dëshpërimi në Tiranë