Kërcënojnë 40-vjeçarin për të firmosur deklaratë noterie, arestohen 2 persona

Janë arrestuar gjatë ditës së sotme 2 persona të cilët dyshohet se kanë kërcënuar një 40- vjeçar nga Pogradeci për të firmosur një deklaratë noterie.

Sipas të dhënave të policisë, Enver Shaho 46 vjeç, banues në Pogradec dhe Gëzim Memelli 68 vjeç, banues në Tiranë, para dy ditësh,  kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet për dy të arrestuarit kanë kaluar Prokurorisë  pranë Gjykatës  Pogradec për hetime të mëtejshme.