Pas vendimit të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, dhe zhvendosjen e ambasadës amerikane, ka ardhur edhe kërcënimi nga Erdogani.
/Shqiptarja.com
Erdogan ka thënë se do të hapi ambasadën turke në Jeruzalemin Lindor, si përfaqësi të Turqisë në Palestinë. Ky është reagimi i dytë i ashpër i Erdogan pas akuzës se Izraeli është një shtet terrorist.
Kjo deklaratë e Erdoganit vjen pas samitit të liderëve të shteteve myslimane të cilët kanë bërë thirrje që Jeruzalemi Lindor të njihet si kryeqyteti i Palestinës.
Nuk dihet nëse Erdogan do e zhvendosi vërtet ambasadën në Jeruzalemin Lindor pasi kjo do prishte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe hapjen e një konflikti me Izraelin.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com











