TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi të vëllanë me kallashnikov. I arrestuari është S.L banues në Tiranë. Sipas policisë ky person në zonën e quajtur Lanabregas, Tiranë, kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij Xh.L, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“ të cilët e kanë arrestuar.
Grupi hetimor ka sekuestruar në dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak. Tashmë 32-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
Bravo policis
PërgjigjuNuk di të kem degjuar në ndonje vend tjeter qe vellai të kercenoje me armë vëllain!
Përgjigju