Kërcënon Mziu: Hiqni flamujt e
PS-LSI, ose iu prish shtëpitë/VD

Kërcënon Mziu: Hiqni flamujt e<br />PS-LSI, ose iu prish shtëpitë/VD
Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë shokuese gjatë një takimi të kandidatëve të PD për deputetë në votuesit e Kamzës.
 
Mziu u ka bërë thirrje banorëve që të heqin nga çatitë e shtëpive flamujt e PS dhe LSI, pasi në të kundërt, siç ka deklaruar ai, atyre do t’u prishen shtëpitë.
 
“Kush ka vendosur flamujt e PS-së dhe të LSI-së në çatitë e shtëpive le ta heqë brenda ditës së sotme, pasi nesër do t’i prishim ato shtëpi”, ka deklaruar Mziu.
 
Pas qëndrimit të së Ilir Metës për armatosjen e popullsisë, edhe kjo e Xhelal Mziut është gjithashtu një deklaratë e fortë e cila vjen një javë larg zgjedhjeve parlamentare.   

Reagon Mziu: Fjala u nxor jashtë kontekstit
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka reaguar pas videos që ka publikuar kryeministri Rama ku ai shihet të kërcënojë banorët duke thënë se ata që nuk heqin flamujt e PS-së do i prishet shtëpi.

Mziu tha se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti.

Reagimi i plotë i Mziut:
Kërkoj ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim nga propaganda e Edi Ramës në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë.

Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim.

Njeriu që shemb dhe prish, njihet fort mirë, ai është Edi Rama.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset