'Më merr djalin në Kombëtaren A'! Arrestohet presidenti i KF Iliria, kërcënoi në banesë kreun e FSHF-së Armand Duka! Në pranga dhe 2 djemtë e tij futbollistë

DURRËS - Presidenti i ekipit të futbollit Iliria nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani, së bashku me 2 djemtë e tij futbollistë dhe Redian Locin, janë arrestuar nga policia e Durrës pasi kanë kërcënuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në hetim është vënë djali tjetër i tij, po futbollist dhe një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë (30 gusht 2024). 

Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit (djali tjetër i Nazmiut), portierit të Tiranës.

Bëhet me dije se presidenti i klubit të futbollit Iliria nga Fushë-Kruja, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij futbollistë të këtij ekipi, Adolfin, Brajanin dhe Santiagon, si edhe me Petrit Selmanin dhe Redian Locin, pasi kanë kërcënuar me 'sms' kreun e FSHF-së, më pas kanë shkuar në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë.

Mesazhin kërcënues që presidenti i Klub Iliria i ka dërguar  presidentit të FSHS-së Armando Duka, ka qenë: "Pyeti fëmijët e tu, a i kam bërë unë me qajt"?

Pas denoncimit, policia njofton se ka arrestuar Redian Locin, Petrit Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin dhe Nazmi Selmanin, teksa në gjendje të lirë u proceduan Adolf Selmani dhe A.S. Nga burimet mësohet se kreu i klubit të Ilirisë, Nazmi Selmani, i cili është edhe pronar i 'Nord Park' në Fushë-Krujës, ka deklaruar në polici se Armand Dukën e ka mik dhe e ka kërcënuar në gjaknxehtësi e sipër.

Motivi dhe Gentian Selmani

Gentian Selmani (26-vjeç), aktualisht portieri i KF Tiranës në Superligë ka qenë pjesë e Kombëtares A dhe ka luajtur katër takime, ndërsa nuk u grumbullua nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League (7 dhe 10 shtator 2024).

Ky duket se ka qenë shkaku që i ati i Gentianit, Nazmiu me gjashtë personat e tjerë të përfshirë kanë kërcëuar Dukën, që nga ana e vet mësohet se ka thënë se "nuk ndërhyn në zgjedhjet e trajnerit".

'Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë. Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij. Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.'- njofton policia.

Kush janë të arrestuar 
Nazmi Selmani - Presidenti i ekipit 'Iliria' të Fushë-Krujës - i arrestuar
Brajan Selmani - luan Mbrojtës tek ekipi 'Ilira'  - i arrestuar - djali i Nazmi Selmanit  
Santiago Selmani - luan sulmuesin tek ekipi Iliria - i arrestuar, djali i Nazmi Selmanit  
Redian Loci arrestuar
Petrit Selmani arrestuar
Adolf Selmani (mbrojtësi i Ilirisë) hetim në gjendje të lirë, djali i Nazmi Selmanit
A.S në hetim në gjendje të lirë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
FOTO/ 7 persona e kërcënuan në shtëpi, Armand Duka shfaqet i buzëqeshur në 'Niko Dovana'! Ndjek Teuta - Partizani


Kreu i FSHF-së, Armand Duka është shfaqur i buzëqeshur dhe në dukje i qetë në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, për të ndjekur ndeshjen e raundit të tretë të Superligës me Teutës dhe Partizanit.

Një natë më parë (30 gusht 2024), Duka u kërcënua në banesë nga Nazmi Selmani me gjashtë persona të tjerë dhe mësohet se motivi ka qenë me mos grumbullimin në Kombëtaren A të Gentian Selmanit, portierit të KF Tiranës që më herët ka luajtur edhe katër ndeshje me kuqezinjtë.

Ora 19:38
'Më merr djalin në Kombëtare', futbollisti i Tiranës 'molla e sherrit'! Zbulohet motivi i kërcënimit ndaj Armand Dukës: S'ndërhyj te trajneri


Pesë persona u vendosën në pranga dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, për shkak se kërcënuan me 'sms' dhe i shkuan në shtëpi kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Motivi ka të bëjë me mos grumbullimin në Kombëtare të Gentian Selmanit, portierit të Tiranës. I ati i tij dhe njëherazi presidenti i Klubit të Futbollit Iliria të Fushë-Krujës, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë futbollistë dhe tre persona të tjerë kanë kërcënuar Dukën.

Gentian Selmani (26-vjeç), aktualisht portieri i KF Tiranës në Superligë ka qenë pjesë e Kombëtares A dhe ka luajtur katër takime, ndërsa nuk u grumbullua nga Sylvinho për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League (7 dhe 10 shtator 2024).

Ky duket se ka qenë shkaku që i ati i Gentianit, Nazmiu me gjashtë personat e tjerë të përfshirë kanë kërcëuar Dukën, që nga ana e vet mësohet se ka thënë se "nuk ndërhyn në zgjedhjet e trajnerit".

Lista e lojtarëve të grumbulluar
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 01/09/2024 10:22

    Bejini nje hetim pasuror ketij " trimit" injorant nga F. Kruja. Konfiskoni cdo qindarke qe nuk e justifikon dot dhe e shikoni me pas se ku do e kete mendjen me pare. Shqiperia eshte kthyher ne vend shantazhesh, rrahjes dhe vetegjyqesie.

    Përgjigju
  • aliu: 01/09/2024 09:25

    Vjen çik si shumë erë kjo histori. Kryemafiozi Duka, patjetër do u ketë dalë nga llafi këtyre Selmanëve. Dhe këta kanë shkuar të kërkojnë eurot që i kanë dhënë dhe Duka kryhajdut, ka njoftuar policinë. Ishalla hetohet me detaje, që në fund ta hajë dhe Duka për korrupsion.

    Përgjigju
  • Juli: 01/09/2024 00:46

    Nga Tirana e lart jepjani Serbise se ata sbehen njerez

    Përgjigju
  • koli: 31/08/2024 23:19

    akoma ky hajdut ne krye te futbollit....katunari i shijakut qe nuk ka luajtur kurre futboll.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja