Kërcënuan pronarët e një firme transportesh për t’i marrë pasurinë, pranga dy personave në Pogradec

Kërcënuan pronarët e një firme transportesh për t’i marrë pasurinë, pranga dy personave në Pogradec

Foto ilustruese

POGRADEC- Dy persona janë arrestuar  pasi kanë kërcënuar për dhënie pasurie disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve.

Ngjarjet kanë ndodhur nga muaji maj i vitit 2018 në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Në prangat e policisë kanë rënë: Erion Llapushi, 31 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve dhe të municioneve”) dhe Sajmir Fraholli, 30 vjeç, banues në fshatin Vreshtas të Korçës.

Arrestimi i dy të kërkuarve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë dha për ta masën “arrest me burg”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Ndalohen dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Strukurat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Stacioni” si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

• E. Ll., 31 vjeç, banues në Pogradec, (i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”).

• S.F., 30 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Korçë.

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Veprimtaria kriminale ka filluar në maj të vitit 2018 dhe në vijim, ku dy shtetasit e lartpërmendur dyshohet se kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes dhe dhunës, disa aksionerë të dy shoqërive të transportit të udhëtarëve, ngjarje të ndodhura në qytetet e Pogradecit dhe Korçës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hoxhe mjeker kuqi: 31/01/2019 16:39

    Bravo policia dhe prokuroria qe e arrestuan kete xhihadistin llapushi se e kishte marre shume perpjete vetem gjoba po vinte.kalbeni brenda qenin te bjere pogradeci ne qetesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja