Kërcënuan të riun të mos kallëzonte sherrin e para dy muajve, pranga dy vëllezërve nga Pogradeci

Kërcënuan të riun të mos kallëzonte sherrin e para dy muajve, pranga dy vëllezërve nga Pogradeci

Janë vënë në pranga ditën e sotme dy vëllezër nga Pogradec.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për E.M, 29 vjeç dhe D.M., 24 vjeç (vëllezër) banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Të dy vëllezërit kanë kërcënuar një 21-vjeçar që të mos denonconte në polici, një sherr që ata kishin pasur me të riun dy muaj më parë.

Sherri ka ndodhur në shtator në rrugën e Tushemishtit, ku të tre ata janë përfshirë në një konflikt fizik, ku dy vëllezërit më pas edhe i kanë sulmuar makinën të riut.

Për këtë ngjarje, policia thotë se materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme hetimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë