Atleti suedez Armand Duplantis theu rekordin botëror të kërcimit së larti me shkop për herë të 11-të, pasi kërceu 6.27 metra në eventin ”All Star Perche”, në Francë.

25-vjeçari fitoi garën në Clermond-Ferrand, kur kapërceu lehtësisht 6.02 metra para se të përpiqej të përmirësonte rekordin e tij, të cilin e vendosi në gusht në Poloni. Duplantis siguroi një titull të dytë radhazi olimpik në verë me një rekord botëror.

Rekordi i tij i mëparshëm ishte 6.26 m. Ai vendosi rekordin në gusht 2024 në Memorialin Kamila Skolimowska në Chorzou, Poloni.

Emmanouil Karalis përfundoi i dyti me një kërcim 6.02 m. Kurtis Marschall përfundoi me 5.91 m për vendin e tretë.

Rezultatet