Kerimi: Për ata që thonë se Maqedonia i meriton më shumë se Shqipëria negociatat dhe po mbahet peng nga Tirana

Kerimi: Për ata që thonë se Maqedonia i meriton më shumë se Shqipëria negociatat dhe po mbahet peng nga Tirana

Zoran Zaev dhe Edi Rama

Turp për mediat në gjuhën maqedonase (pa anashkaluar asnjë prej tyre) të cilat gjatë gjithë këtyre ditëve të ankthit të datës për negociata, tentuan me çdo kusht që fajin për dështimin e mundshëm të Maqedonisë së Veriut t’ia faturojnë Shqipërisë.

Sa për informacion:

Shqipëria nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët, aq me pak historike ose kulturore.

Shqipëria pastroi strukturat e korruptuara dhe të inkriminuara në organet gjyqësore.

Shqipëria zbatoi “vettingun” shembullor për rajonin dhe më gjerë.

Nga Shqipëria nuk u arratis pothuajse asnjë i akuzuar për krime.

Shqipëria nuk ka amnistuar asnjë terrorist.

Administrata në Shqipëri arrin rekord për shërbime me standarde europiane dhe nuk ka trupë administrativ që paguhen pa bërë punë.

Shqipëria nuk heziton të bëjë regjistrimin e popullsisë.

Shqipëria nuk ka rritur rrogën minimale në kurriz të investimeve kapitale.

Gjëja e vetme që i bashkon Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë janë emigracioni i lartë.

*Gazetar i Alsat në Maqedoni

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot