Kërkesa absurde e PD, shtyrja e
zgjedhjeve, vetëm në rast lufte
Kërkesa e Partisë Demokratike për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve mund të pranohet vetëm nëse Shqipëria do të futet në luftë brenda 2-3 muajve të ardhshëm.
Kërkesa e Partisë Demokratike për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve mund të pranohet vetëm nëse Shqipëria do të futet në luftë brenda 2-3 muajve të ardhshëm.
Të paktën, kjo është ajo që thotë Kushtetuta, e cila sanksionon vetëm gjendjen e luftës, si të vetmen arsye për të shtyrë përtej katër viteve mandatin e skaduar të një qeverie.
Nëni 65 i Kushtetutës specifikon se “
Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”.
Është neni 66, ai që specifikon përjashtimet nga ky rregull. “
Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu”.Kushtetuta nuk njeh asnjë arsye tjetër për shtyrjen e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, afati i mbajtjes së zgjedhjeve përcaktohet qartë në Kodin Zgjedhor. Neni 8 i këtij Kodi përcakton se: “
Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor”.
Me zgjedhjet e vitit 2013 që u zhvilluan në datën 23 qershor, në përputhje me specifikimet e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, harku kohor për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të përgjithshme shtrihej nga 15 marsi në 30 qershor, e Presidenti Nishani dekretoi nëntë muaj përpara përfundimit të mandatit datën e zgjedhjeve në 18 qershor.
Në këto kushte, vetëm dorëheqja e papritur e kësaj qeverie (çka do të afronte datën e zgjedhjeve) apo shpallja e luftës nga ana e Shqipërisë apo nga ana e një shteti të dytë ndaj Shqipërisë, mund të ndryshojë 18 qershorin si data në të cilën shqiptarët do të votojnë për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Ajo që bën përshtypje është se si për interesa vetjakë dhe politikë, lidershipi i Partisë Demokratike, mes të cilëve vetë kryetari që ka formim juridik, nuk njohin saktë nenet e ligjit themeltar të vendit. /
Lexo.alRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.6%
-
Trump
51%
-
S'kam mendim
2.3%
Vota total: 6238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06