Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas raportit të policisë holandeze për vizat dhe deklaratave të PD, LSI dhe ish-Presidentit Nishani, që fajësojnë qeverinë dhe kryeministrin Rama.
Mes deklaratave të shumta nga PD ishte edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili deklaroi dje se qeveria franceze i vendosi ultimatum Bushatit gjatë vizitës së fundit në Paris.
Por, Bushati eksponentët e PD dhe LSI, i cilëson si “gjinkalla” të dëshpëruara nga rezultati i 25 qershorit, të cilat po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave, ndërsa u uron shërim të shpejtë.
“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë” shkruan ai në Twitter.
Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët.
Autoritetet në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të drogës gjatë viteve të fundit.
Raporti thekson se shqiptarët udhëtojnë lirshëm në Holandë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit, prandaj kerkohet pezullimi i levizjes se lire.
Ndërsa, në një reagim për mediat sot, Drejtoresha e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit Aida Hajnaj tha se nuk ka pasur ankesa nga shteti holandez për rikthimin e vizave në hapësirën “Shengen”.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com