Kërkesa e LSI,Xhafaj: Takova
Vasilin e sqarova për negociatat

Kërkesa e LSI,Xhafaj: Takova<br />Vasilin e sqarova për negociatat
Kreu i Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i është përgjigjur LSI-së lidhur me letrën e Petrit Vasilit që i kërkonte informacion mbi negociatat. Xhafaj ka thënë për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit të PS-së se është takuar me Vasilin dhe i ka dhënë atij shpjegimet përkatëse.

Ishte një kërkesë e natyrshme që të informohej Kreu i Grupit Parlamentar për negociatat, për ecurinë e tyre; dhe kjo gjë është bërë prej meje në ditët pas asaj kërkese dhe sot që po flasim. Nuk është ndjerë e anashkaluar LSI. Zoti Vasili është anëtar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe është i pranishëm në çdo mbledhje të komisionit, bën pyetje, bën vlerësime, bën propozime dhe diskutojmë për çështjet, apo projektligjet që kemi në shqyrtim. Është një nga anëtarët aktiv të këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar. Përsa i përket çështjes që lidhet me negociatat, ka të bëjë me njohjen më mirë, më në detaje, në mënyrë që ai të kishte mundësi të informonte grupin e tij parlamentar.Jemi takuar me zotin Vasili, kemi sqaruar të gjithë këtë aspekt të veçantë. Pra flasim për një komponent të këtij procesi, që zhvillohet jashtë Komisionit të Posaçëm Parlamentar. Sepse nuk është një negociatë që bëhet në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, në mbledhjen e tij, por bëhet ndërmjet dy forcave politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërmjet Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike  për të negociuar një çështje të vetme. Se dihet që 99%, siç ka thënë edhe Kryetari i PD, janë të dakordësuar edhe vetë nga Partia Demokratike”,-tha Xhafaj.

Duke akuzuar PD-në për mungese konfidencialiteti në negociata, ai i ka kërkuar Bylykbashit të mos bëjë politikë nga selia e PD-së. “Unë jam përfaqësues i PS, jam Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Nuk jam përfaqësues i Partisë Demokratike, që përpara se të ulen të negociojnë, negociatorët marrin dijeni për çfarë do negociojnë nga televizori. Së paku kemi rënë dakord që kur ka negociatë, duhet të jemi konfidencialë. Kjo është shenjë serioziteti dhe pjekurie politike.Komisioni është duke funksionuar normalisht. Zoti Bylykbashi do bënte mirë që të vinte në komision, të vijë dhe në komision të ligjeve, të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e tij parlamentare. Në qoftë se nuk është i kënaqur me këtë që po bën, mund të vazhdojë të dalë tek Partia Demokratike dhe të bëj politikë nga selia e Partisë Demokratike. Ne i kemi dhënë jo vetëm një mundësi, jo një propozim, jo një alternativë për të negociuar dhe për të marrë konsensusin e PD, por po ju them publikisht me përgjegjësi, të paktën 4 të tilla me shkrim. Tre nga të cilat janë në dakordësi të plotë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë dhe këtë që është duke u diskutuar”-tha Xhafaj.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot