“Kërkesa jonë ka 3 çështje: 1. Emërimi i një prokurori të përkohshëm jo politik me 3/5 2. Prokurori të zgjidhet me vetting 3. Mekanizëm zhbllokues për situatën. Gjykatësi kushtetues më i vlerësuar nga vettingu të jetë prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm. Arsyet pse ne e kërkojmë këtë është vendimi i 18 dhjetorit, ku në shkelje të Kushtetutës u emërua prokurori i Përgjithshëm pa vetting dhe në mënyrë të njëanshme. Nazer Seiti u ekstradua, Orest Sota u lirua nga burgu, Saimir Tahirit iu rikthye pasaporta, por edhe shumë cështje të tjera po shkojnë drejt dyshimit pas 18 dhjetorit dhe këtej” tha Alibeaj.
Socialistët thonë se do ta shqyrtojnë kërkesën për procedurë, por përfundimin e kanë të qartë: do ta rrëzojnë. “Kemi marrë reformën më të rëndësishme si mazhorancë. Opozitën e paskan kapur emocionet politike që në mëngjes. Ne do ta shqyrtojmë kërkesën pa emocione politike që veç dëme kanë sjellë. PD Kërkon varrosje të reformës në drejtësi. Duan të na kthejnë në dhjetor 2016”.
Pas disa orëve debat, u vendos që tre të premtet e ardhshme të zhvillohen mbledhjet e përbashkëta për të shqyrtuar amendamentet dhe në 15 mars të hidhet në votim në Parlament. Opozita kërkoi një shqyrtim të përshpejtuar brenda një jave.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










