Kërkesa e PD për drejtësinë
Vasili: Ka mundësi për zgjidhje

Kërkesa e PD për drejtësinë<br />Vasili: Ka mundësi për zgjidhje
Kreu i grupit parlamentar të LSI i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit Meta dhe kryeministrit Rama. Ai tha se ekzistojnë të gjitha mundësitë për ti dhënë zgjidhje pretendimit të vetëm të opozitës që mban pezull miratimin e Reformës në drejtësi
 
"Në përgjigje të interesimit tuaj Meta ka zhvilluar nëj takim em Ramën sot ku informoi lidhur me takimin  me Bashën. dhe krahas informacionit që ka të bëjë më drejtpërdrejt me procedurat për ndryshimet kushtetuese, informoi edhe për kushtet e Bashës për miratimin e paketës kushtetuese. ne kemi shprehur dhe besimin se janë të gjitha mundësitë që në përputhje me opinionin e Venecias finalin dhe rekomandimet e EURALIUS E OPDTA ekzistojnë të gjitha mundësitë për këtë pretendim të PD për të dhënë një zgjidhje pasi koha nuk pret dhe orët janë të çmueshme për të punuar e për të zgjidhur pretendimin e PD.Vetëm zgjidhja e një pretendim i vetëm e çliron Reformën dhe na jep zgjidhje që nuk humbet më kohë."-tha Vasili
 
Lidhur me vendet e rezervuara Vasili nuk ka pranuar të flasë jashtë kornizës së të shpjeguarit gjithcka në lidhje me takimin

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili: 

Në përgjigje të interesimit tuaj, Ilir Meta ka zhvilluar sot paradite një takim me Kryeministrin Rama, ku e informoi lidhur me takimin më të fundit të zhvilluar një ditë më parë me kryetarin e opozitës Basha.

Dhe krahas informacionit ka të bëj në mënyrë të drejtpërdrejtë me procedurat parlamentare tepër të rëndësishme që duhen respektuar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryesisht informoi edhe për pretendimin e vetëm që Basha ngriti lidhur me miratimin paketës së ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu ne, thashë së bashku me informacionin, kemi shprehur dhe besimin që janë të gjitha mundësitë që në përputhje me opinionin final të Komisionit të Venecias, sikurse dhe me rekomandimet përkatëse që mbështesin atë të EURALIS-it dhe OPDAT-it, ekzistojnë të gjitha mundësitë për gjetjen e një zgjidhje për këtë pretendim të vetëm që Partia Demokratike ka dhe që pengon miratimin e Reformës në Drejtësi, për të dhënë një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse.

Por sigurisht edhe urgjente pasi koha nuk pret dhe besoj që dhe orët në vijim janë shumë të çmueshme për të punuar intensivisht për zgjedhjen dhe për dhënien zgjidhje përfundimtare të këtij pretendimi tashmë të vetëm që Partia Demokratike ka bërë publik.

Gjithashtu duke shpresuar dhe duke sugjeruar që edhe opozita shqiptare duhet të tregojë fleksibilitetin më të madh të mundshëm, janë të gjitha mundësitë pra për të pasur një zgjidhje gjithëpërfshirëse e cila na vendos gjithë reformën në hullitë më pozitive të mundshme dhe i siguron asaj legjitimitet, integritet dhe sigurisht standarde të pota që përputhen me kriteret e Komisionit të Venecias dhe që e bëjnë atë një reformë solide dhe të gjithëpranuar.

Pyetjet nga gazetarët

Z. Vasili, a e ka pranuar Kryeministri Rama këtë opsion?


E thashë edhe një herë tjetër për të qenë koherent. I gjithë takimi kishte të bënte pikërisht me njohjen përfundimtare me këtë pretendim të vetëm pasi nga moria e diskutimeve të gjata që kanë përvijuar në këto muaj, çështja tashmë reduktohet në një pretendim të vetëm që sigurisht e çliron mundësinë politike për zgjidhjen e reformës dhe bindja është që ky pretendim i vetëm do të siguronte në këtë mënyrë dhe një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të gjithëpranuar, sigurisht edhe të shpejtë që nuk na e humbet më kohën e çmuar që kemi përpara.

A e mbështet LSI-ja formulën e vendeve të rezervuara që kërkon opozita?

Isha shumë i qartë besoj në të gjithë prononcimin tim, lidhur me shqetësimin dhe pretendimin që tashmë është unikal dhe i qartë i PD-së, që është një pretendim i vetëm, dhe mundësitë që brenda kornizave të opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias t’i japim një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Ju do t’i keni të gjitha mundësitë mediatike, që të konsumoni me të gjithë aktorët në proces të gjitha pyetjet që keni, sa i takon takimit të z. Meta dhe qëndrimit tonë, është pikërisht ai që unë sapo konsumova me ju.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin