Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Asociacion, Vuçiç në Bujanoc: Një marrëzi! Nuk ka lidhje me reciprocitetin
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizite në Bujanoc të Luginës së Preshevës, komentoi kërkesën e shqiptarëve për të pasur një asociacion të komunave me shumicë popullsie shqiptare.
Ai e quajti kërkesën një marrëzi, pavarësisht se të njëjtën gjë e ka kërkuar në Bruksel për komunat me shumicë serbe në Kosvoë, duke treguar hapatas qëndrimin e tij me dy standarte të ndryshme për situatë të ngjashme.
“Asociacioni i Komunave Shqiptare në Serbi është marrëzi, jo reciprocitet. Këto janë marrëzi sa nuk kam fjalë dhe këtë e them këtu, para shqiptarëve”, tha Vuçiç për median serbe ‘Novosoti’.
Gjatë vizitës së tij në Bujanoc, Vuçiç u ankua se komunat shqiptare po i investonin fondet më së shumti në mjediset shqiptare duke lënë pas dore banorët serbë dhe romë. Ai tha se në të ardhmen do të ndërtohen fabrika ku të gjithë entitetet mund të punojnë së bashku.
“Nuk kam problem me askënd, të gjithë njerëzit janë të rëndësishëm për mua, por e kam problem që dikur ka qenë 60:40, befas kalon në 85:15 për sa i përket investimeve. Dhe tani që komuna investon kaq shumë në komunitetet shqiptare, ne “do të investojmë më shumë në fabrikat serbe. Do të ndërtojmë fabrika dhe në ato fabrika do të punojnë të gjithë – serbët, shqiptarët dhe romët. Koha e urrejtjes ka mbaruar, është koha të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku”, tha Vuçiç.
Në 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sa i takon përpjekjes për arritjen e një marrëveshje që do të shënojë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Deri më tani, mësohet se të dy janë dakordësuar me planin evropian, pavarësisht se nuk kanë nënshkruar një marrëveshje konkrete.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
0%
-
I keq
50%
-
As i mirë as i keq
50%
Vota total: 2
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor, 09:29
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor, 20:25
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
Spiunimi i BIA-s, Serbia në 'burgun digjital'
18 Dhjetor, 08:22
-
SHBA sanksione ndaj industrisë serbe të naftës, reagon sërish Vuçiç: Nuk i kam parë dokumentet! S' jam gati të vendos sanksione ndaj Moskës
14 Dhjetor, 13:22
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor, 08:19
-
Pas akuzave se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi, Vuçiç pajtohet me kërkesat e protestuesve pas disa javësh trazira
12 Dhjetor, 13:20
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor, 21:16